Ushqimet që luftojnë gripin

gripFalë disa ushqimeve mund t’i shpëtojmë gripit që në këtë stinë e kemi gjatë gjithë kohës rrotull. Kështu, që të shmangim sa më shumë marrjen e ilaçeve, është mirë t’i kushtojmë kujdes asaj që hamë. Ja se cilat janë ato:

Hudhra

Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo ndihmon trupin të prodhojë rruaza të bardha dhe antitrupa që luftojnë infeksionin. E shoqëruar me te tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepat mund të luftojë mykun.

Peshku

Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitaminë D dhe omega 3. Këta lloje ndihmojnë për të larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, që lufton infeksionet.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, që më pas shndërrohet në vitaminë A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejtë të qelizave pulmonare dhe atyre që luftojnë infeksionet.

Kërpudhat shiitake

Këto janë kërpudha të veçanta, që falë përmbajtjes së AHÇ-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret nëpër salca të ndryshme apo supa.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?