Ushqimet që nxisin prodhimin e kolagjenit

Pasqyrë, o pasqyrë, çfarë po ndodh?! Lëkura e plotë dhe me shkëlqim që gëzonim në rininë tonë është “pasojë” e kolagjenit dhe elastinës, të ndodhura në trupin tonë. Kolagjeni është faktor lidhës në tendina dhe ligamente dhe i jep lëkurës butësinë e saj dhe shkëlqimin. Elastina është një proteinë që i jep duart dhe fytyraelasticitet strukturave si lëkurës, arterieve.

Fatkeqësisht, proteinat e rëndësishme varfërohen ndërsa vitet kalojnë, duke shkaktuar rrudha dhe shenja të dukshme të plakjes. Lajmi i mirë është se kolagjenin dhe elastinën mund ta rindërtoni në çdo kafshatë, duke pasur në vaktet e ngrënies ushqime që përmbajnë proteina.

Ushqime si zarzavatet, agrumet, soja dhe produktet e detit kontribuojnë në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj.

HealthCentral.com sugjeron përdorimin e perimeve që përmbajnë vitaminë C pasi ato janë një burim i mirë i luteinës. Zgjidhni perimet jeshile, si spinaqi, sallata jeshile.

Portokallet, kivit dhe luleshtrydhet kanë gjithashtu shumë vitamina C.

Bakri është një element kimik që vepron në lidhje me vitaminën C drejt maturimit të kolagjenit dhe formimit të elastinës. Frutat e thata si kajsia, kumbullat dhe rrushi kanë gjithashtu me shumicë bakër.

fyturaa2Vitamina A ndihmon në një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Ajo gjendet te karrotat, patatet e ëmbla, pjepri. Ushqime me përmbajtje të lartë antioksidantësh parandalojnë reagimin molekular të shkaktuar nga radikalet e lira që çojnë në shkatërrimin e qelizave.

Peshku është një burim shumë i mirë i acideve yndyrore omega 3, yndyrna të rëndësishme që trupi s’i prodhon vetë. Ato janë shumë të rëndësishme për funksionimin e qelizave të ndryshme të trupit, përfshirë dhe ato të lëkurës. Salmoni dhe toni janë gjithashtu zgjedhje e përkryer.

Zinku ndihmon proteinat të kombinohen me proteina të tjera për të formuar kolagjen të ri. Ushqime me përmbajtje të lartë zinku janë midhjet, butakë të tjerë, produktet e qumështit, si kosi e djathi.

Edhe ushqimet me bazë soje janë të mira për nxitjen e prodhimit të kolagjenit në lëkurë.

Si përfundim, është mirë të keni kujdes se çfarë hani. Për të pasur një lëkurë të re, duhet të jeni përzgjedhës./ Përshtati në shqip: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim