Rastet kur ju përzihet dhe ju vjen për të vjellë janë kur keni stomak të irrituar nga ndonjë ushqim i caktuar ju ka bërë keq. Ekziston edhe një shumllojshmëri kushtesh të tjera që mund të shkaktojnë të vjella si shtatzënia, ankthi, stresi, trajtime të
caktuara mjekësore, si kimioterapia etj. Kur ndjenja e të përzierit ju kaplon, një nga gjërat e fundit që dëshironi të bëni, është të hani ndonjë ushqim. Ekzistojnë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave e të vjellit.
Hani ushqime që kanë burim të lartë energjie: grupi kryesor i ushqimeve që bëjnë pjesë këtu janë orizi, misri, gruri, meli, elbi etj. Nuk ka rëndësi nëse s’ju hahet diçka, ju thjesht duhet ta bëni këtë gjë. Në rastet kur nuk hani, stomaku do të prodhojë më shumë aciditet dhe mund të sjellë dëmtime të tjera të organizmit.
Xhenxhefili: është një nga bimët më popullore që përdoret gjerësisht për të parandaluar të vjellat dhe për të lehtësuar simptomat e saj. Xhenxhefili përmban një substancë që qetëson irritimin e stomakut.
Nenexhiku: përtypni nenexhik të freskët apo në formë çaji në mënyrë që të parandaloni të vjellat dhe stomaku mos të prodhojë aciditet.
Molla: molla është një frut shumë i mirë për të tretur ushqimin dhe për të lehtësuar simptomat që mund të vijnë nga të vjellat.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


