Ushqimet që përmirësojnë tretjen

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Problemet me tretjen si gazrat, kapsllëku dhe diarrea, prekin me miliona njerëz, e rreth 15% e njerëzve në vendet perëndimore vuajnë nga një formë e rëndë e sensivitetit të zorrëve të quajtur sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

Për të evituar këto probleme duhet pasur kujdes, sidomos me dietën ushqimore. Disa ushqime që ndihmojnë në përmirsimin e tretjes janë:

Drithërat

Në mënyrë që të arrihet funksioni optimal i zorrëve nevojitet të paktën 25 gram fibër në ditë. Krahasuar me karbohidratet e rafinuara si buka dh makaronat, drithërat sigurojnë më shumë fibër, ashtu si edhe nutrientë të shtuar si acide yndyrore omega – 3. Kur bakteriet e zorrëve fermentojnë fibrën , ato prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër. Këto molekula inkurajojnë funksionin e duhur të qelizave të zorrëve, ku jetojnë 70% e të gjitha qelizave imunitare.

Perime jeshile

Perimet jeshile si spinaqi apo lakra jeshile janë burime të shkëlqyera fibre, si dhe të nutrientëve si folate, vitamina C, vitamina K dhe vitamina A. Studimet tregojnë se perimet jeshile përmbajnë gjithashtu një lloj sheqeri që ndihmon në rritjen e bakterieve të shëndetshme të zorrës.

Proteina bimore

Personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar duhet të konsumojnë proteina bimore dhe të shmangin ushqime që janë të pasura në yndyrna, duke përfshirë ushqime të skuqura.

Fruta me fruktozë të ulët

Nëse keni probleme me gazrat dhe fryrjet, mund t’ju duhet të reduktoni konsumimin e fruktozës apo sheqerit të frutave. Fruta si mollat, dardhat dhe mangot kanë përbërje të lartë fruktoze.

Më pak fruktozë përmbajnë fruta si portokalli, grejpfruti, manaferrat etj, duke bërë që të kenë më pak mundësi për të shkaktuar gazra. Bananet janë gjithashtu fruta që kanë pak fruktozë dhe që kanë shumë fibër.

Avokado

Avokado është një “superushqim”, i mbushur me fibra dhe lëndë ushqimore të rëndësishme si kaliumi, që ndihmon në funksionin e tretjes. Është gjithashtu një ushqim me fruktozë të ulët, kështu që ka më pak mundësi që të shkaktojë gazra.

Burimi: Johns Hopkins Medicine

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?