Ushqimet që rrisin gjoksin!

Shumë gra preferojnë që ta rrisin masën e gjoksit të tyre përmes mënyrave natyrale, duke shmangur kështu rreziqet e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Duke pasur gjoks më të madh, ato ndihen më të bukura. Fatmirësisht, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë për gjoks më të plotë, ndërsa keni shëndet të mirë.

  1. Përfshini ushqime që përmbajnë estrogjen në dietën tuaj

Disekuilibri hormonal është një nga ndikuesit më të mëdhenj në masën e gjoksit tuaj. Nëse trupi prodhon më shumë hormone perime zarzavatemashkullore seç duhet, kjo pengon në rritjen e gjoksit. Këtë mund ta shmangni duke marrë ushqime të pasura me karbohidrate, si: drithërat, frutat dhe perimet. Në këtë mënyrë mund të rrisni prodhimin e estrogjenit në trup që çon në zmadhimin e gjoksit.

  1. Hani shumë fruta dhe perime të freskëta

Vitaminat dhe mineralet e ndodhura në shumë fruta dhe perime ndihmojnë në rregullimin e niveleve të testosteronit në trup. Për më tepër ushqimet që përmbajnë antioksidues mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe të forcojnë sistemin imunitar. Perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra e kuqe parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze.

Duhet të hani të paktën 4 racione me fruta perime çdo ditë për një shëndet të mirë dhe për rregullimin e nivelit të hormoneve. Sigurohuni të ushqeheni me fruta të pasura me antocianinë, ku futen luleshtrydhet dhe boronicat.

  1. Konsumoni yndyra të shëndetshme

Duhet të përfshini yndyrat e shëndetshme në dietën tuaj për të rritur masën e gjoksit. Zgjidhni yndyrat e duhura që nuk gjoksi 2dëmtojnë shëndetin tuaj. Yndyrat e pashëndetshme tentojnë të mblidhen në bel, vithe dhe krahë.

Yndyrnat mono të pangopura janë ato që ju duhen për rritjen e gjoksit. Këto yndyra ndikojnë gjithashtu për një zemër dhe tru të shëndetshëm. Ndër më të mirat janë vaji i ullirit, arrat, avokado, farat e lirit, farat e susamit.

  1. Rrisni plotësinë e gjoksit me produkte të sojës

Gra të ndryshme marrin suplemente për të rritur nivelet e estrogjenit dhe për të pasur gjoks të shëndetshëm. Këto suplemente vijnë nga soja, kështu që më mirë përdorni produktet natyrale. Produktet e sojës janë të pasura me proteina, që ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e indeve dhe qelizave të dëmtuara, duke përfshirë indet e gjoksit.

Rritja e gjoksit ndodh gjatë pubertetit, si dhe kur shtoni në peshë, shtatzënisë dhe gjidhënies. Nëse dëshironi të rrisni masën e gjoksit tuaj, mund të merrni parasysh ushqimet e mësipërme, që përveçse përmirësojnë idnet e gjoksit, ju sigurojnë një shëndet të mirë.

Suplementet shtesë sugjerohen si një mënyrë për rritjen e gjoksit. Gjithsesi, përpara vendimeve të tilla, ne ju këshillojmë që të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj për mënyrat më efikase për rritjen e gjoksit tuaj./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore