Ushqimet që s’duhet t’i mbani në frigorifer

Ja disa nga ushqimet që nuk duhen mbajtur në frigorifer:

Domatet: Nëse domatet ruhen në frigorifer, fillojnë të humbasin shijen dhe cilësinë e tyre. Mbajini ato në banak në qese plastike në një tas ose një shportë. Nëse zbuten shumë, është koha për t’i gatuar dhe për të bërë një salcë domate.

perime 20Patatet: Nëse i ruani në frigorifer, patatet do të ndryshojnë shijen. Ruajini në një qese letre, në një vend të ftohtë, të errët apo një dollap.

Qepët: Nëse i ruani qepët në frigorifer, mund të myken për shkak të lagështisë në frigorifer. Është mirë t’i ruani qepët në qese letre apo në rrjetë në një vend të ftohtë të errët. Mos i mbani qepët pranë patateve, pasi mund të kalben shpejt. Pasi të keni prerë në feta, qepët mund të ruhen në një enë të mbyllur në sirtarin e perimeve.

Hudhrat: Nëse i ruani hudhrat në frigorifer, mund të myken. Është mirë t’i ruani në një enë të ftohtë, të errët dhe të ajrosur mirë.

Bananet: Bananet e  gjelbra duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Lëkura e bananes do të vazhdojë të kthehet kafe, por fruti brenda do të mbetet i fortë dhe i përsosur për të ngrënë.

Pjepër dhe shalqi: Shalqiri dhe pjepri kanë aromë të mirë kur mbahen në banak në temperaturë dhome. Pasi t’i prisni, ruajini në një enë qelqi.

molle frigoMollët: Nëse keni ndërmend t’i hani brenda një apo dy javësh, ruajini në banak. Nëse doni t’i ruani më shumë se kaq, bëni mirë t’i ngrini.

Vajrat: Nuk duhet të qëndrojnë në frigorifer, pasi mund të shkaktojë trashje. Ato duhet të mbahen në vend të ftohtë e të errët.

Buka: Nëse e vendosni bukën në frigorifer, do të thahet.

Erëzat: Nuk duhet të mbahen në frigorifer. Ruajini në enë hermetike, në vend të freskët e të thatë. Enët  hermetike i mbrojnë nga lagështia dhe oksidimi.

Kafja: Do të humbasë shijen e saj nëse mbahet në frigorifer. Mbajeni kafen në një enë vend të ftohtë të errët.

Bimët e freskëta: Nëse i mbani në frigorifer, bimët e humbasin freskinë. Është më mirë t’i mbani në banak, në një gotë me ujë të freskët./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit