Ushqimet që shkaktojnë kancer dhe që duhet t’i hiqni nga dieta juaj ushqimore

Përshtati në shqip për “shedneti.com.al”: D.Bardhi

Kanceri konsiderohet si sëmundja e shekullit për shkak të numrit shumë të lartë të pacientëve që po diagnostikohen me këtë sëmundje. Pavarësisht se nuk është gjendur shkaktari kryesor i kancerit, studimet e shumta shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, rreth një e treta e të gjithë kancereve është shkaktuar nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin.

 Ja çfarë duhet të shmangni për t’i thënë JO KANCERIT!

ushqime-kancerPeshku i konservuar: sipas hulumtimeve thuhet se peshku i konservuar përmban rreth 16 herë më shumë qeliza kancerogjene se peshku i egër.

Vajrat e hidrogjenuara: disa vajra të caktuara si  vaji i sojës apo vajra të tjera bimore që janë të hidrogjenuara rrezikojnë deri në 25% shfaqjen e qelizave kancerogjene. Në vend të tyre këshillohet të përdoret vaj ulliri ekstra i virgjër.

Kokoshkat e bëra në mikrovalë: e kemi thënë edhe më parë që mikrovala ka rreze kancerogjene. Kokoshkat e bëra me vaj në mikrovalë rrezikojnë të shkaktojnë lloje të ndryshme kanceri.

Sheqeri i përpunuar:  sheqeri është shumë problematik sepse nëse konsumohet në masë shkakton varësi si drogat dhe ushqen qelizat kancerogjene të gjirit dhe llojeve të tjera të kancerit.

Mishi dhe sallami i përpunuar: vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një njoftim ku thonte që mishi, proshuta, sallami dhe salcicet e përpunuara shkaktojnë kancer.

Burimi: David Wofle dhe Cancer.gov

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës