Ushqimet që shkaktojnë migrenën

Alkooli: vera sidomos e kuqe, besohet të jetë një shkas për shfaqjen e sëmundjes së migrenës. Sipas një studimi në Brazil, personat që vuanin nga migrena thonë se alkooli ndikon në dhimbjet që sjell migrena. Arsyeja është ende e pa zbuluar plotësisht por disa ekspertë besojnë se përbërësit e caktuar në verë, si taninet dhe flavonoidet, janë shkaktarët. Një studim i 2014 doli në konkluzionet se pirja e alkoolit mund të çojë në dehidratim, e cila gjithashtu mund të kontribuojë  në dhimbjen e kokës, thotë dr. Peterkin.

djathi i mykurKafeina: nëse jeni  prekur nga migrena, kujdesuni për të eliminuar kafen ose pijet e tjera që përmbajnë kafeinë. Kafeina prek receptorë të caktuara në tru që janë të lidhura me migreinën, sipas një studimi të vitit 2009.

Djathi i mykur (Gorgonzola): Hulumtimet tregojnë se këto djathra mund të përmbajnë disa përbërës quajtur tiramine, që mund të ndërveprojnë në trup dhe të shkaktojnë migrenën.

Ushqimet bishtajore: fasule, bizele, dhe thjerrëzat dyshohet se shkaktojnë migrenë, thotë Dr Traub, edhe pse faktorët më të zakonshëm , janë alkooli dhe kafeina.

Arra: Në qoftë se çdo herë që hani një grusht arra keni dhimbje koke atëherë jeni të prirur për t’u prekur nga migrena. /Përgatiti për : “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin