Kryefaqja Box 3 Ushqimet tradicionale që duhet të ketë tavolina e Fiter Bajramit

Ushqimet tradicionale që duhet të ketë tavolina e Fiter Bajramit

0
Shpërndaje

Fiter Bajrami është festa që vjen pas agjërimit. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat më tradicionale që konsumohen në këtë ditë.

Çorba e Begut: është një supë/çorbë që bëhet me perime, qepë dhe mish viçi, qingji ose pule. Pasi të shërbehet në pjatë i hidhet gjalp i shkrirë i nxehtë.

Musakaja: është një ushqim tradicional që bëhet me patate, kungullesha, patëllxhan dhe kimë që bëhet me qepë, domate dhë mish të grirë.

Sarmat: janë mbushje të gjethes së rrushit ose të lakrës me mish, qepë, domate, erza të ndryshme dhe oriz.

Pitet turke: bëhen me brumë të ardhur dhe piqen pa vaj. Janë zëvëndësuese të bukës dhe shumë të përdorura në festën e Bajramit.

Ëmbalsirat më të përdorura në festën e Bajramit:

Kynefe: ëmbëlsira shumë e shijshme që bëhet me kadaif dhe djathë. Shërbetoset dhe shoqërohet me stika të thërrmuara.

Bakllavaja me sitika ose arra.

Kadaifi tradicional me arra ose stika.

Hallva. / shëndeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here