Kryefaqja Dieta Ushqimi indian – ku qëndron sekreti i jetëgjatësisë?

Ushqimi indian – ku qëndron sekreti i jetëgjatësisë?

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

Zarzavatet – jo detyrimisht të freskëta

Është karakteristike për aziatikët praktika e konsumit të perimeve jo të freskëta por të gatuara. Kjo mund të tingellojë pak e çuditshme, por ne harrojmë se një gatim i lehtë i perimeve i bën ato më lehtësisht të tretshme. Kjo është një arsye për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Prerja e qumështit

Indianët përdorin së tepërmi djathin që përftohet thjeshtë nga prerja e qumështit dhe largimi i hirrës. Ky djathë është i njomë dhe i pasur në proteina dhe kalcium, por jo në yndyrë. Kështu, indianët plotesojnë nevojat në kalcium pa shtuar kilogramë.

Zarzavatet në vend të pane-s

Salcat me të cilat shoqërohet mishi apo pitet nuk janë tjetër gjë veçse perime si spinaqi, patatet apo qiqrat të bluara me erëza të shumta. Për salca të tilla përdoret edhe kosi me mente dhe kastravec në vend të majonezës. Kjo e bën ushqimin automatikisht më pak kalorik dhe më të ushqyeshëm.

Speci djegës – lajmi më pikant!

Speci djegës është zbuluar te ketë veti antikanceroze, anti diabetike, anti bakteriale dhe mbi të gjitha – anti dhjam! Përbërësi kapsikain që përgjigjet edhe për ndjesinë e djegies, rrit metabolizmin dhe ndihmon rënien në peshë. Por, duhet të kesh një aziatik që të hash këtë spec dhe të mos gjesh belanë nga djegësia!

Qiqrat dhe Thjerrëzat – ushqimi i hekurt

Qiqrat dhe thjerrëzat janë një ushqim bazë për shumë receta indiane. Ato ofrojnë proteinat dhe hekurin e mishit, ndërkohë ndihmojnë në uljen e yndyrnave në gjak dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Hudhra – antibiotiku natyral

Hudhra është shumë e përdorur në recetat indiane. Ajo mbron nga hipertensioni, kanceri dhe myku.

Erëzat – sekreti i sasisë “dietetike”

Duke qenë se erëzaperdoren me shumicë në recetat indiane, shijet janë shumë të forta dhe dikush nuk mund të konsumojë sasi të mëdha. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga mbipesha. Për më tepër, përdorimi i erzave mund të ulë nevojën e përdorimit të kripës duke luftuar kështu hipertensionin.

Xhinxheri – ilaçi më i mirë për tretjen

Kjo erze aq popullore në Indi dhe Azi, mbron mrekullisht nga sëmundjet e aparatit tretës dhe qetëson përzierjet e stomakut dhe inflamimin e zorrëve. Por së fundmi veprimtaria e saj antikanceroze i ka dhënë një vëmendje të denjë kësaj bime të jashtëzakonshme.

Detoksifikim natyral

Koliandri është një erz shumë e përdorur në Indi dhe përgjithësisht në Azi. Kjo erz gëzon veti të fuqishme në përthithjen e metaleve të rënda si mërkuri dhe plumbi, duke e çliruar organizmin nga intoksikimi prej tyre. Farat e koriandrit mund të ulin kolesterolin dhe të stresin oksidues të personat me diabet.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here