Ushqimi pa yndyrë na mbron nga goditjet në tru

truri ushtrimShtohen dëshmitë se një dietë me pak yndyrë mund të ndihmojë në parandlalimin e goditjeve në tru. Rreth 700 mijë amerikanë vuajnë çdo vit nga goditjet në tru. Por një studim i ri thotë se nëse zgjidhen ushqime bulmeti me pak yndyrë, rastet e goditjeve në tru mund të pakësohen. Shkencëtarët vëzhguan gjendjen e 75 mijë personave të moshës 45 deri 83 vjeç, të cilët në fillim të studimin nuk vuanin nga ndonjë sëmundje në zemër, goditje në tru ose kancer.

Në revistën mjekësore “Stroke”, autorët e studimit thonë se personat që pinin qumësht me nivel të ulët yndyre dhe hanin kos e djathë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë, ishin 12% më pak në rrezik nga ndonjë goditje në tru, në krahasim me personat që ndiqnin një dietë bulmeti me yndyrë të plotë. Bulmeti me yndyrë të ulët është një qasje dietike për të ndalur tensionin e gjakut ose hipertensionin – faktor i madh rreziku për goditje në tru.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet