Mjekët e Spitalit “Villa Maria”
Ushqyerja është një pjesë e rëndësishme e trajtimit të kancerit. Një ushqyerje e mirë para, gjatëë dhe pas trajtimit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe më energjik. Përfitimet e ushqyerjes së mirë gjatëë kancerit dhe trajtimit të tij janë të shumta. Ushqyerja e mirë është e rëndësishme në qoftë se pacienti ka kancer dhe trajtimi mund të ndryshojë mënyrën se si ushqehet.
Sëmundja e kancerit dhe trajtimi i tij ndikon në mënyrën se si trupi i toleron disa ushqime dhe se si i përdor. Ushqyerja e pacientëve me kancer ndryshon nga pacienti në pacient. Mjeku bashkë me pacientin harton një plan mbi mënyrën e ushqyerjes. Ushqyerja e mirë mund të ndihmojë pacientin, ndërsa është duke trajtuar kancerin, në:
- Të ndihet më mire;
- Ruan fuqinë dhe energjinë;
- Ruan peshën dhe nutrientët e trupit;
- Toleron më mirë efektet anësore të lidhura me kemioterapinë;
- Ul rrezikun për infeksione;
- Shërim më i shpejtë;
Ushqim i mirë do të thotë të konsumohet një shumëllojshmëri e ushqimeve për të marrë nutrientët që trupi ka nevojë për të luftuar kancerin. Në ushqyesit e nevojshëm përfshihen proteina, karbohidrate, yndyrna, vitamina, ujë dhe minerale. Shumica e udhëzuesve mbi ushqyerjen e pacientëve që kanë këtë sëmundje dhe që i janë nënshtruar kemioterapisë duhet të konsumojnë shumë perime dhe fruta. Të kufizojnë përdorimin e mishit të kuq dhe ushqimet e përpunuara që kanë sasi të lartë të yndyrnave, sheqerit, kripës etj. në mënyrë që të ruhet pesha trupore normale. Gjatë kohës që pacienti po trajtohet për kancer apo po i nënshtrohet seancave të kemioterapisë këto udhëzime mund të jenë të vështira për t’u ndjekur nga pacienti veçanërisht nëse ka efekte anësore ose thjeshtë pacienti nuk ndihet mirë. Gjatë trajtimit mjekësor është e nevojshme që të ndryshohet dieta në mënyrë që të përballojë efektet që jep kemioterapia. Në varësi të llojit të kancerit dhe të efekteve anësore që ka jepet dhe dieta në mënyrë që trupi të marrë nutrientët që ka nevojë. Kur bëhet diagnostikimi i kancerit tek një pacient, mjeku kosultohet me pacientin për planin e trajtimit. I cili mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale, radioterapi, kemioterapi, hormonoterapi, imunoterapi ose kombinimet ndërmjet tyre. Të gjitha këto trajtime eleminojnë qelizat kancerogjene, por kjo shoqërohet dhe me dëmtimet e qelizave normale. Efektet gjatë procesit të ushqyerjes mund të jenë:
- Humbje e oreksit (anoreksi);
- Dhimbje e gojës ose e fytit;
- Gojë e thatë;
- Probleme dentare dhe gingivale (mishtrat e dhëmbëve);
- Ndryshime në shijim dhe nuhatje;
- Ndjesi të vjelli;
- Të vjella;
- Djarre;
- Kapsllëk;
- Ndjesi lodhje gjatë gjithë kohës ;
- Depresion;
Pacienti mund dhe s’mund t’i ketë këto efekte, prandaj trupi ka nevojë për një dietë të shëndetëshme dhe ushqyese në mënyrë që të ruaj fuqitë, të ndihmojë në rigjenerimin e indeve dhe për tu mbrojtur nga infeksionet e ndryshme. Njerëzit që ushqehen mirë janë dhe më të aftë për të përballuar efektet anësore të trajtimit. Në disa raste pacientët me kancer mund të reagojnë më mirë gjatë trajtimit nëse janë duke marrë proteinat dhe kaloritë e nevojshme, prandaj rekomandohen që në dietat e pacientve të jenë prezentë:
- Ushqime të ndryshme me bazë bimore (konsumoni bizele dhe fasule në vend të mishit në një osë disa vakte në javë);
- Konsumimi i të paktën 2 e ½ gota me fruta dhe perime në ditë duke përfshire fruta dhe agrume me ngjyrë jeshile, perime të verdha të cilat përmbajnë substanca të shumta ushqyese;
- Eleminimi i produkteve me prejardhje shtazore të cilat kanë nivel të lartë të yndyrnave duke i zëvendësur këto me peshk ose pulë. Zgjidhni qumshtin dhe nënproduktet e tij që të kenë përmbajtje të ulët të yndyrnave;
- Mundohuni të qëndroni në një peshë të shëndetëshme dhe të jeni fizikisht aktiv. Ndryshimet në peshë gjatë trajtimit janë normale;
- Kufizoni sasinë e kripës, ushqimeve të tymosura, ushqimeve picante;
- Eleminoni konsumimin e alkoolit dhe duhanit;
- Konsumoni vakte të vogla, mes vakteve në mënyrë që të mos konsumoni tre vakte të mëdha në sasi ushqimi;
Konsumoni ushqimet që ju pëlqejnë në çdo kohë të ditës p.sh mund të konsumoni dhe çfarë ju hani në mëngjes, në darkë nëse ju pëlqen. Konsumoni ushqim çdo 2 orë, mos prisni t’ju marrë uria. Mundohuni të konsumoni ushqime me kalori dhe me vlera të larta proteinike në çdo vakt. Është e këshillueshme të bëhen ushtrime të lehta ose shëtitje para se të konsumohen vaktet në mënyrë që të rritet oreksi. Kosumoni lëngje para vakteve, dhe jo gjatë vakteve sepse ju largojnë oreksin. Konsumimi në sasi të lartë të produkteve proteinike si veza, peshku, pula, fasulet, bishtajat, arrat, farat etj. Kur pacienti nuk është në gjëndje të mbajë peshën normale me ushqimet që tradicionalisht konsiderohen të shëndetëshme, është e pranueshme për të zgjeruar idenë e ushqimeve të shëndetëshme në mënyrë që të përfshihen të gjitha ushqimet që kanë kalori dhe protein për të plotësuar nevojat themelore për energji.



