Ushtrime ose sauna për të larguar helmet nga trupi

Ne mund t’i djersijmë helmet, nëse ushtrohemi shumë dhe nxehemi tepër, studimet tregojnë se mund të nxjerrim arsenikun, kadmiumin dhe mërkurin në “sasi të mëdha”. Ky efekt mund të shtohet në rastin e saunave, thonë kërkuesit.

antidjersaMë shumë kërkime nevojiten në këtë fushë, por studiuesit kanadezë sugjerojnë se djersitja është thelbësore për pastrimin e trupit nga këto toksina.

Raporti përfundon: “Evidencat që kemi sugjerojnë se mjekët mund të rekomandojnë djersitjen përmes ushtrimeve ose saunave si një trajtim me pak rrezik dhe shumë i shëndetshëm për ata individë që po përjetojnë efektet e elementeve helmuese (si dëmet nervore apo dëmtime të kujtesës).

Përdorimi i antidjersës mund ta dëmtojë këtë proces natyral.

Shumë produkte veprojnë duke u shkrirë me djersën dhe duke krijuar një lloj mbulese me xhel sipër gjendrave të djersës. Kështu duke përdorur antidjersat në lëkurën tonë, në fakt ne po e pengojmë trupin të nxjerrë jashtë metalet e rënda.

Duke u përpjekur të ndalojmë djersitjen i shkaktojmë vetes edhe një dëm tjetër. Kërkuesit amerikanë besojnë se djersitja është një mënyrë për të ndihmuar shërimin e plagëve.

Lëkura jonë është e pasur me miliona gjendra ekrine, gjendra që nxjerrin djersën nga gjithë trupi dhe e ndihmojnë trupin të freskohet. Gjendrat ekrine janë unike për njerëzit dhe sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, ato gjithashtu janë “një nga armët sekrete më të fuqishme të trupit për t’u shëruar”.

Studimi i publikuar në vitin 2012 tregoi se këto gjendra luajnë rol kyç në sigurimin e qelizave staminale për shërimin e plagëve të mishit, si: çjerrje, djegie dhe ulcera.

Më parë mendohej se plagët e hapura shëroheshin për shkak se ushqeheshin me qeliza të reja të lëkurës nga gjendrat e qimeve dhe nga lëkura e padëmtuar në skajet e plagës.

Por kërkimet e reja treguan se qelizat shfaqeshin nga poshtë plagës dhe se sistemi ynë i djersitjes ruan një rezervuar me qeliza staminale (burimore) të rritura që mund të shndërrohen në lëkurë të re brenda pak orësh.

“Mund të duket e çuditshme që duhej kaq kohë për të zbuluar se gjendrat e djersës luajnë rol jetësor në shërimin e plagëve”, thotë udhëheqësja e kërkimit Laure Rittie, profesoreshë e dermatologjisë. “Por këto gjendra nuk janë studiuar, pasi ato janë unike njerëzore dhe mungojnë në lëkurën e kafshëve të laboratorit që përdoren për studimet e shërimit të plagëve”.

Profesoresha Rittie shpreson që ky zbulim do të hapë rrugën për përdorimin e ilaçeve të reja që mund të stimulojnë gjendrat e djersës të prodhojnë më shumë qeliza staminale. Kjo do të ndihmojë në shërimin e problemeve serioze të lëkurës, si: djegie, plagë, ulcerat diabetike dhe dëmtime të tjera./ Shëndet+

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?