Ushtrime shtëpie për personat që kanë probleme me frymëmarrjen

Petrit Drini, fizioterapist

Ushtrime shtëpie për frymëmarrjen

Çdo individ me probleme frymëmarrjeje duhet që të marrë këshilla për ushtrime. Një rutinë bazë efektive është që personi të vendosë njërën dorë mbi pjesën e poshtme të barkut dhe tjetrën në pjesën e sipërme të kraharorit, menjëherë poshtë fytit. Udhëzojeni që të nxjerrë barkun jashtë ndërsa merr frymë ngadalë dhe me qetësi, plotësisht nga hunda dhe me forcë e fusin barkun brenda ndërsa nxjerrin frymën jashtë nëpërmjet gojës.

Me kalimin e moshës dhe ndërsa pjesa torakale e shtyllës kurrizore fillon të bllokohet, fillon kompensimi i frymëmarrjes. Ne e konsiderojmë frymëmarrjen si diçka që kryhet automatikisht. Fizioterapistët manualë dhe të lëvizjeve shpesh ndihen fajtor që neglizhojnë vlerësimin e frymëmarrjes dhe trajtimin në favor të strategjive korrigjuese.

Por frymëmarrja është një nga lëvizjet më thelbësore për trajtimin jo vetëm të stabilitetit të shtyllës kurrizore dhe dhimbjes muskulo-skeletore, por dhe lodhjes kronike dhe ankthit. Ka një numër teknikash dhe mënyrash që ju mësojnë të merrni frymë, si joga, tai chi, fitnes fashial dhe forma të ndryshme rehabilitimi funksional. Trajtimi i çrregullimeve dhe të mësuarit e mënyrës së duhur për të marrë frymë janë thelbësore për një shëndet optimal dhe për kryerjen e aktiviteteve sportive./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?