Ushtrime të thjeshta që do t’u japin fund vuajtjeve nga dhimbjet e shpinës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Keni dhimbje të shumta në shpinë? Ilaçet për qetësimin e dhimbjeve nuk po japin efekt?

Fizioterapisti David Rogers dhe specialisti për menaxhimin e dhimbjeve, dr. Grahame Brown, nga Spitali Mbretëror Ortopedik në Birmingham kanë zbuluar disa ushtrime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës.

Këto ushtrime duhet të provohen vetëm nëse jeni të sigurt se dhimbja e shpinës nuk është shkaktuar nga një sëmundje serioze.

Tendosje të shpinës

ushtrime

Ulni të katër gjymtyrët në dysheme. Merrni frymë ngadalë ndërkohë që gjithë peshën e trupit e keni përqendruar tek duart dhe këmbët. Më pas e vendosni kokën në tokë, mes krahëve, ndërsa vithet tek këmbët.

Hap dhe kap

Hipni dhe zbritni nga një shkallë ndërkohë që ngrini krahët sikur po kapni diçka. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.

Përkulje anash

Qëndroni në këmbë me këmbët të hapura pak dhe duart poshtë. Përkuluni në njërën anë duke vendosur dorën poshtë këmbës. Përsëriteni ushtrimin në anën tjetër të trupit.

 Tendosje tek dera

Qëndroni para një dere ose muri. Mbështetni duart tek anësoret e derës ose murit, në formën V.  Përkuluni pak mbrapa duke e tendosur sa më shumë shpinën.

Përkuluni përpara

Qëndroni në këmbë, anash, me këmbët dhe duart të hapura pak. Përkuluni përpara, duke ulur evtëm krahët, ndërsa këmbët duhet të përkulen shumë pak.

Rrini galiç

Qëndroni në këmbë me njërën dorë të mbështetur tek pjesa  e pasme e karriges. Përkulini pak këmbët ndërkohë që mbështeteni fort tek karrigia. Ulini dhe ngrihuni disa herë, dhe ndjejeni tendosjen tek shpina.

Përdredhje ulur

ushtrime6

Uluni në një karrige pa mbështetëse. Mbani të dyja këmbët në dysheme dhe duart të përkulura përpara gjoksit. Kthejeni vetëm pjesën e sipërme të trupit nga ana e djathtë në të majtën. Përsëriteni këtë trajtim disa herë.

Përdredhje të këmbëve

ushtrime7

Shtrihuni në dysheme me shpinë, me këmbët të përkulura dhe gjymtyrët në dysheme, ndërsa krahët të mbështetura anash trupit. Rrotulloni vetëm pjesën e këmbëve nga e djathta në të majtë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi