Kryefaqja Shendeti a-z I Ushtrimet që ndihmojnë në kontrollin e inkontinencës urinare

Ushtrimet që ndihmojnë në kontrollin e inkontinencës urinare

0
Shpërndaje

Kozeta Mustafaraj, mjeke obstetër-gjinekologe

Ushtrimet Kegel ndihmojnë për të parandaluar ose për të kontrolluar inkontinencën urinare ose problemet e tjera të dyshemesë pelvike. Këto ushtrime forcojnë muskujt e dyshemesë pelvike, e cila mban apo mbështet mitrën, fshikëzën e urinës, zorrët e holla, dhe rektumin. Ka shumë faktorë që favorizojnë dobësimin e muskulaturës pelvike sikur shtatzënia, lindja, ndërhyrjet kirurgjikale, mosha dhe mbipesha.

Ushtrimet e Kegelit rekomandohen në rast se:

  • Gruaja ka dalje të disa pikave urine gjatë të shtitjes, qeshjes apo kollitjes.
  • Nëse ka nevojë urgjente për të urinuar direkt pasi ka urinuar një sasi të madhe urine.
  • Nëse ka dalje të pakët materialesh fekale (inkontinencë fekale).
  • Vështirësi ose dhimbje gjatë defekimit.
  • Dhimbje kronike të fundit të barkut, ndjenjë rëndimi në vaginë, rektum apo fundin e barkut.
  • Nëse ka ndjenjë e daljes jashtë të diçkaje nga vaginë.
  • Nëse ka ndjenjën e të ulurit mbi një top të vogël.
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.
  • Nëse shihet dalje jashtë e indeve të vaginës.

Këto ushtrime mund të bëhen gjatë shatëtzënisë ose pas lindjes për të parandaluar formimin e inkontinencës urinare. Gjithashtu së bashku me terapinë seksuale mund të përdoret për në rastet e problemeve persisitente të arritjes së orgazmës. Por këto ushtrime nuk kanë ndikim nëse gruaja ka urinim të shprehur gjatë kollitjes, teshtitjes si dhe në rastet e rrjedhjes së papritur të një sasie të vogël urine si rezultat i fshikëzës së mbimbushur (inkontinencë e mbifluksit).

Si bëhen ushtrimet Kegel:

Së pari, duhet të bëhet kujdes në gjetjen e e muskujve pelvik dhe më pas të mësohet se si të kontrakohen dhe relaksohen:

Gjetja e muskujve të duhur: për të gjetur muskujt e dyshemesë pelvike duhet ndaluar në mes të urinimit, nëse arrihet të ndalohet urina ata janë muskujt e duhur. Një tjetër mënyrë për të gjetur muskujt është duke vendosur një gisht në vaginë dhe më pas gruaja përpiqet ta shtrengojë atë.
Perfeksionimi i teknikës: pasi janë gjetur këto muskuj, bëhet zbrazja e plotë e urinës dhe shtriheni në shpinë. Shtrengohen muskujt, mbahen të kontraktuar për 5 sekonda, dhe më pas bëhet relaksimi. Kjo përsëritet 4 deri 5 herë rrjesht , dhe më pas synohet të zgjatet koha e kontraktimit dhe relaksimi në 10 sekonda.
Fokusimi: për të patur më shumë përfitime duhet të fokusohet në ngushtimin apo shtrëngimin vetëm të muskujve të dyshemesë pelvike. Kujdes duhet bërë në mbajtjen të relaksuar të muskujve të barkut, të kofshëve, apo të të ndenjurave. Nuk duhet të mbahet frymëmarrja gjatë ushtrimit, përkundrazi duhet shoqëruar me një frymëmarrje të lirshme.
Përsëritja deri 3 herë në ditë: duke patur si qëllim kryerjen e të pakten 3 seteve me të paktën 10 kontraksion- relaksim secili set.

Është shumë e rëndësishme të mos bëhen këto ushtrim gjatë urinimit : pasi mund të shkaktojnë dobësim të muskulaturës, çka do të pasohet me urinim jo të plotë të saj me zhvillim të infeksiove urinare.

Kur bëhen ushtrimet Kegel?

Këto ushtrime duhet të bëhen pjesë e rutinës ditore, ato mund të bëhen në çdo kohe, pavarësisht nëse gruaja është ulur në tavolinën e punës, apo shtrirë në divan, duke i dhënë makinës apo duke gatuar. Nëse ushtrimet bëhen rregullisht, rezulatet do të jenë të dukshme brenda pak muajsh.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here