Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Nëse jeni shtatzënë, jeni duke udhëtuar, jeni pas një nate të gjatë alkoli dhe pagjumësie, ose jeni duke përjetuar efektet anësore të kimioterapisë, shpesh mund t’ju ndodhë të përballeni me ndjesinë e nuzeve ( të vjellit). Akupuntura na jep një zgjidhje shumë të thjeshtë, e cila mund t’ju vijë në ndihmë kur është fjala për të parandaluar këtë problem.
Ka një pikë në brendësi të parakrahut tuaj, e cila nëse ushtroni presion vetëm me njërën dorë ju largon ndjesinë e të vjellit.
Mundohuni të uleni në një pozicion të rehatshëm, relaksohuni dhe merrni frymë thellë. Gjeni pikën ku duhet të ushtroni presion. Përdorni gishtin e madh për të shtypur pikën e duhur mes dy tendinave të mëdha. Ky veprim mund të bëjë që ju të ndjeheni më mirë pas disa minutash.
Kjo pikë quhet P6 ose porta e brendshme dhe ajo mund të lehtësojë të përzierat, kur shtypet. Kur aplikoni presion mbi këtë pikë ajo dërgon sinjale në tru dhe fillon lëshimin e dopaminës, endofinës dhe serotonin në trup, të cilat kur lirohen, ju shkaktojnë lehtësim të menjëhershëm.
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/


