Ushtroni presion në këtë pikë, ja çfarë i ndodh trupit

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

akupresureShumica prej nesh kanë përjetuar ndjenjën e tmerrshme, kur zemra  fillon të rrahë shpejt. Kjo ndjenjë është e njohur si dridhje e zemrës ose  rrahje të shpejta dhe në shumicën e rasteve ky “problem” është plotësisht i parrezikshëm në vetvete. Por kjo mund të jetë edhe shenjë për probleme me shëndetin e zemrës, të shkaktuara kryesisht nga ankthi.

Fatmirësisht ky problem e ka një zgjidhje! Kjo gjendje mund të kontrollohet me sukses dhe trajtohet me terapi akupresure, e cila relakson trupin dhe duke rritur njëkohësisht qarkullimin e gjakut.

Pika ku duhet të ushtrohet presion është një nga pikat jetike për zemrën që ndihmon në lehtësimin e ankthit, nervozizmit dhe dridhjeve të zemrës. Kjo pikë gjendet në mes të gjoksit. Për ta aktivizuar atë, thjesht shtypeni duke përdorur gishtin e madh për 1 deri 2 minuta dhe merrni frymë thellë, ngadalë dhe në mënyrë të njëtrajtshme.

Ky veprim do të qetësojë tensionin në gjoks, çekuilibrin emocional, nervozizmin, ankthin, depresionin dhe histerinë. Ai gjithashtu ndihmon për trajtimin e astmës, kollës, dhe dhimbjet e fytit.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit