Uthull molle, mjaltë dhe hudhër, antibiotiku natyral kundër infeksioneve

Hudhra, mjalti dhe uthulla e mollës konsiderohen si antibiotikë natyral që mund të zëvendësojnë më së miri ilaçet. Duke i kombinuar këto 3 përbërës, mund të përgatisni shumë lehtë një kurë natyrale për uljen e tensionit të lartë të gjakut, luftimin e infeksioneve, ftohjes, alergjive dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Përfitimet shëndetësore

Uthulla e mollës njihet për vetitë e saj mjekësore. Ajo mund të lehtësojë një sërë problemesh shëndetësore, si gripi, infeksionet e sinusit, alergjitë, aknet, kolesterolin e lartë, lodhjen kronike, artritin etj.

Për të marrë sa më shumë përfitime, nga ky produkt, kërkoni për uthull molle organike në vend të versioneve të distiluara.

Hudhra

Hudhra ka një sërë efektesh në shëndet, sidomos kur konsumohet siç është. Ajo forcon, nxit dhe stimulon e lehtëson qarkullimin dhe pastrimin e gjakut; ul tensionin e gjakut dhe forcon tkurrjet e zemrës, normalizon ritmin kardiak.

Ajo pakëson gjithashtu sasinë e kolesterolit, sheqerit dhe yndyrave të gjakut.

Mjalti

Mjalti është një produkt shumë i shëndetshëm, i pasur me një sërë mineralesh, vitaminash dhe enzimash, që shërbejnë si një antiseptik i mirë. Kombinimi ekzakt i glukozës dhe fruktozës tek mjalti ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak në trup.

Si ta përgatisni këtë përzierje:

Përbërësit:

  • 10 thelpinj hudhre
  • 1 kupë mjaltë
  • 1 kupë uthull molle

Përgatitja

  • I shtrydhni të gjithë përbërësit
  • Kalojeni përzierjen në një kavanoz
  • E vendosni në frigorifer

Merrni 2 lugë gjelle nga kjo përzierje para çdo vakti. Mirë do të ishte që ta konsumonit brenda 5 ditësh./ Shendeti.com.al/

*1 kupë = 240ml

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve