Uthulla e mollës dhe portokalli si shpëtim ndaj kileve të tepërta

Nga Blertina Koka

Me siguri e dini që metabolizmi fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Por, a e dinit që nga mosha 25 vjeç çdo njeri fillon të shtojë nga 1/2 kg, që do të thotë se nga mosha 60 vjeç, mund të jeni 15 kg më të shëndoshë se në moshën 25 vjeç.

Për të mos shtuar në peshë, ju duhet të kontrolloni metabolizmin. Duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u ushtruar, ju mund të përshpejtoni metabolizmin edhe në moshë të vjetër.

Metabolizmi i dobët shkakton shumë probleme, ndaj këshillohet gjithashtu edhe konsumi i disa produkteve që ndihmojnë yndyrat të lëvizin më shpejt në sistemin tretës dhe parandalojnë përthithjen e tyre nga organizmi.

Më poshtë do të gjeni recetën e një pije të shëndetshme, që përmirëson tretjen dhe rrit nivelet e metabolizmit por edhe ju vjen në ndihmë të largoni yndyrat kryeneçe nga organizmi dhe të bini në peshë. Gjithnjë nëse mbani një dietë të ekuilibruar dhe vini trupin në lëvizje.

Përbërësit:

  • 1 filxhan lëng grejpfruti (portokall i shartuar me shegë) ose edhe portokall
  • 1 lugë çaji uthull molle
  • Gjysmë filxhani me çaj mente

I përzieni të gjitha bashkë dhe konsumoni 1 gotë para çdo vakti.

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni uthull molle të cilësisë së mirë.

Kjo pije ndihmon për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, nxjerrë jashtë toksinat dhe djegur dhjamin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç