Uthulla e mollës shton bukurinë tuaj

uthull molleUthulla e mollës nuk shërben vetëm për vlerat e saj në kuzhinë. Falë elementeve të saj të acidit acetik ajo mund të jetë e domosdoshme edhe për bukurinë tuaj. Uthulla e mollës ka një ndikim të mirë në shëndetin e bukurisë sonë për flokët, lëkurën, zbardhjen e dhëmbëve, eliminimin e variçeve dhe njollave kafe në lëkurën tonë. Përveç këtyre, falë elementeve të saj ndihmon edhe në tretjen e ushqimeve.

Shpëlarja e flokëve

Në mënyrë që të të kemi flokë të shëndetshëm, ne duhet t’i shpëlajmë flokët me uthull. Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

Tonifikon lëkurën

Njomni pak pambuk me uthull dhe lyeni me të pjesën “T” të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

Fryrja e këmbëve

Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbëve për të qetësuar fryrjet e këmbëve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Zbardhja e dhëmbëve

Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

Variçet

Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

Ul njollat bojë kafe

Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur. Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim