Vaji i arrës së kokosit, eliksir i bukurisë natyrale

Vaji i arrës së kokosit ka një përdorim të gjerë në praktikat e bukurisë femërore, nga trajtimet estetike riparuese për flokë te dëmtuar, deri te përdorimi pas ekspozimit në diell. Sekreti i këtij aleati të çmuar të bukurisë qëndron në përbërjen me substanca antioksiduese dhe principe aktive, që e bëjnë një produkt me veprimtari antibakteriale dhe antivirale.

vaj arre kokosiPërdorimet e tij janë të shumta dhe është mirë t’i njihni, që të kujdeseni për veten në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Përdorimi për fytyrën dhe trupin

Vaji i kokosit nxirret nga farat e bimës Cocos nucifera, ashtu si dhe çdo lloj vaji vegjetal, vlerat e tij kozmetike mund të përdoren për lëkurën dhe flokët. Gjithmonë e më shpesh, dëgjojmë të flitet për të, por cilat janë vlerat e vërteta të tij? Vaji i kokosit është veçanërisht i këshillueshëm për lëkurën e thatë, që ka nevojë për shumë hidratim. Mund të përdoret në trajtë të lëngshme, duke hedhur disa pika në duar, për të vazhduar me një masazh të lehtë në të gjithë trupin.

Periodikisht mund ta përdorni vajin e kokosit edhe si pastrues, duke i shtuar kripë deti apo sheqer. Nëse keni nevojë për pak çlodhje apo si trajtim kundër rrudhave, shtoni vajin e kokosit në ujin e vaskës. Vaji i kokosit ju ndihmon të keni lëkurë elastike dhe të re. Efektet pozitive të tij gjenden në prezencën e vitaminës A dhe C, vitamina që favorizojnë hidratimin e thellë të arre kokosi flokelëkurës.

Përdorimi për flokët

Vaji i kokosit për flokët ka aftësinë për të ruajtur proteinat natyrale, duke arritur të reduktojë zbokthin. Përveç shumë i mirë për shëndetin e flokëve, dhuron edhe një pamje natyrale më të shkëlqyeshme. Mund ta përdorni vajin e kokosit në të gjithë gjatësinë e flokëve për t’i ruajtur nga ekspozimi në diell. Gjithashtu, vajin e kokosit mund ta përdorni edhe si maskë për majat e flokëve gjatë natës.

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi