Vaji i bajames, ja si përgatitet në shtëpi

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Sipas studimeve të kryera, vaji i bajames gjen përdorim shumë të gjerë në fushën e mjekësisë dhe kozmetikës. Ai përdoret për kujdesin ndaj lëkurës, flokut, zemrës, muskujve, thonjve, trurit etj.vaj bajame

Por si mund ta përgatisim këtë “vaj magjik” në kushte shtëpie? Kjo është më e thjeshtë nga ç’mund ta mendoni.

Përbërësit

  • 2 filxhan bajame të paqëruara
  • 1-2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim bajamet në grirëse, ato duhet të jenë të thata dhe të freskëta. Si fillim grirësen  e vendosim që të punojë me shpejtësi të ulët, në mënyrë që bajamet të grihen me ngadalë dhe me kujdes, në të kundërt procesi i grirjes do të vështirësohet shumë. Pasi bajamet janë copëtuar, rrisim shpejtësinë e grirëses dhe kur bajamet janë grimcuar shtojmë edhe vajin e ullirit. E lëmë që grirësja të vazhdojë punë edhe për 5 minuta. Pasi e fikim grirësen kullojmë vajin, në mënyrë që të ndahet nga grimcat e bajames.  Vaji është gati dhe këshillohet të ruhet në kavanoz hermetik. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë