Vaji i jaseminit, cilat janë vetitë e tij kuruese!

Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta

jasemin oilVaji i jaseminit është një ndër ilaçet më efektive kundër depresionit. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë për largimin e stresit, depresionit, ankthit, nervozizmit, pagjumësisë dhe çrregullime tjera të ngjashme. Mjekët gjermanë në Universitetit e Düsseldorfit kanë bërë studime shkencore ku është vërtetuar se Jasemini në bazë të përbërjes molekulare është shumë i ngjashëm me valiumin. Por në dallim me efektet anësore negative të cilat i ka secili medikament por edhe valiumi, siç është varsia ndaj medikamentit, vaji i Jaseminit nuk e dëmton në asnjë mënyrë organizmin e njeriut.

Është vërtetuar se relakson trupin, ngre humorin, ndihmon në zgjidhjen e dilemave emocionale dhe stimulon imagjinatën.

Ky vaj largon emocionet negative siç janë zemërimi, mërzia, pesimizmi, mosbesimi në vetvete, pasiguria dhe fajësimi, por ndihmon edhe në eliminimim e fobive të ndryshme.

Është i shkëlqyer për ngritjen e vetëbesimit por edhe në perceptimin pozitiv të vlerave fizike dhe mendore të personit që përdor aromën e vajit të Jaseminit.

Sipas disa të dhënave vetëm nuhatja e aromës së Jaseminit ndikon pozitivisht në forcimin dhe ruajtjen e kujtesës. Gjithashtu stimulon kreativitetin dhe ndjeshmërinë.

Vaji i Jaseminit është ushqyes i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës, sidomos kur keni lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur për skuqje dhe inflamacion. Ndihmon në mbajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe ka një efekt të madh në parandalimin e rrudhave. Po ashtu ndihmon në largimin e shenjave të mbetura nga puçrrat, operacioneve apo edhe dëmtimeve të ndryshme të lëkurës, ose së paku ti bën më të padukshme.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo