Vaji i karkalecit të kuq, thesar kundër yndyrave, plakjes dhe kancerit

Blerina Bombaj, dietologe

Me një peshë prej 500 milionë ton, karkaleci i kuq formon biomazen më të madhe në botë. Vetëm 1% e tij përdoret për ekstraktimin e vajit të çmuar që ai përmban, i cili vjen në një paketë fantastike së bashku me astaksanthinën, një antioksidues që ka forcën të luftojë kancerin dhe plakjen.

Le të shohim përse vaji i karkalecit të kuq është dalluar si një suplement ushqimor superior:

Përmirëson kolesterolin dhe ul tregliceridet

Studimet në zhvillim e sipër tregojnë se marrja e 1 – 1,5gr vaj karkaleci të kuq në ditë, mund të ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rrisë kolesterolin e mirë (HDL) në pacientët me hiperkolesterolemi. Në doza 2-3gr/ditë, ky vaj është dalluar të ketë efekt në uljen e triglicerideve, një tjetër lloj yndyre aterogjene për organizmin.

Përmirëson artritin

Studime të reja kanë evidentuar se 300mg vaj karkaleci mund të ulë ndjeshëm dhimbjet dhe shqetësimet në persona me artrit.
Qetëson simptomat para menstruale
Marrja e përditshme e vajit të karkalecit mund të zbusë simptomat paramenstruale të cilat shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale të lidhura me ciklin menstrual të gruas. Edhe pse nuk është shumë e qartë se si acidet lyrore omega 3 ndikojnë në përmirësimin e këtyre simptomave, mendohet që lidhja është ndikimi në ekuilibrin hormonal.

Ka veti anti-inflamatore

Nuk ka dyshim në vetitë anti-inflamatore të acideve lyrore omega 3 dhe ky është një rol shumë i rëndësishëm që i referohet vajit të karkalecit. Ky vaj absorbohet edhe më lehtësisht nga organizmi, në krahasim me vajin e peshkut, dhe përkthehet në substanca me rol hormonal të cilat ulin inflamacionin e heshtur – pikënisjen e shumë sëmundjeve kronike përfshirë dhe kancerin.

Astaksanthina – armë e fortë kundër plakjes

Antioksiduesi astaksanthine gjendet vetëm te karkaleci i kuq, te salmoni dhe arragosta. Si një antioksidues, ai e mbron vajin nga oksidimi. Për më tepër, astaksanthina është veçuar si një ndër antioksiduesit më të fuqishëm kundër plakjes dhe kundër kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon sëmundjet neurodegraduese si alcajmeri dhe lufton stresin fizik. Në një studim të vonët, marrja e astaksanthinës solli rezultate pozitive në trajtimin e helikobakterit dhe ulcerës që ai shkakton. Sasia ditore e përdorur në studime qëndroni midis 2mg – 24mg në ditë.

Vaji i karkalecit nuk përmban mërkur

Karkalecat, ndryshe nga peshqit e yndyrshëm, nuk përthithin mërkur pasi qëndrojnë në fillim të zinxhirit ushqimor dhe ushqehen vetëm me fitoplanktone. Ky fakt e bën vajin e karkalecit të kuq të pastër, ndryshe nga vaji i peshkut i cili mund të përmbajë mërkur.

Postime të ngjashme

Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie