Vaji i kokosit, si ta përdorim

Shumë prej jush e përdorin vajin e kokosit vetëm për gatim duke harruar se përdorimi i tij shkon përtej kuzhinës. Ja disa mënyra të thjeshta dhe të dobishme përdorimi:

kokonatLufton shenjat e plakjes në lëkurë: mund të hidhni disa pika tek kremi mbrojtës i diellit ose mund ta aplikoni direkt në lëkurë. Ju ndihmon të keni lëkurë të butë dhe pa rrudha.

Rigjeneron flokët: nëse keni flokë kaçurela mund të aplikoni disa pika në duar dhe më pas të masazhoni flokët. Gjithashtu ju jep flokëve të dëmtuar shkëlqim.

Skrab trupi: përziejeni me pak sheqer dhe ja ku përfituat një skrab trupi natyral.

Si dizifektant: acidi laurik i cili vret bakteret e trupit tuaj përbën 50 % të vajit të kokosit. Mund ta përdorni për të dizifektuar plagët.

Mund ta përdorni për gatim: zëvendësoni vajrat e tjerë të gatimit me vajin e kokosit. Gjithashtu mund ta përdorni në vend të gjalpit kur piqni kokoshka. Vaji i kokosit ju mbush me energji./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë