Vaji i kungullit është shumë i shëndetshëm sepse është i pasur me vitamina A, E , C dhe K. Nëse ky vaj është i freskët përmban më shumë se 60% acide yndyrore të pangopura. Ai përmban gjithashtu vitamina të grupit B, omega 6 dhe 9, minerale si fosfor, kalcium, magnez dhe kalium dhe elemente të tjera si hekur, zink, mangan. Ky vaj përmban gjithashtu lecithin, proteina dhe acid salicilik.
Ja disa përdorime të vajit të kungullit për qëllime mjekësore:
- Rregullon problemin e prostatës së zgjeruar
- Trajton infeksionet e kanaleve urinare tek burrat dhe gratë
- Përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës
- Rregullon nivelet e kolesterolit
- Ndihmon me sëmundjet kardiovaskulare
- Ndihmon në reduktimin e parazitëve të zorrëve dhe lehtëson simptomat e sindromës së zorrës së irrituar
- Rrit funksionin normal renal
- Përmirëson sistemin imunitar
- Ka efekt pozitiv në përmirësimin e shikimit
- Ndihmon në përmirësimin e djegieve dhe problemeve të ndryshme të lëkurës
- Ndalon rënien e flokëve etj.
Si mund ta përdorni vajin e kungullit për qëllime terapeutike?
Për 3 muaj merrni 2 lugë vaj kungulli 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Në 6 muajt e ardhshëm deri në 2 vjet, merrni 1 lugë gjelle në ditë.
Është shumë e rëndësishme të mos e ndërprisni terapinë gjatë javëve të para, derisa simptomat e pakëndshme lidhur me urinimin të zhduken, terapia duhet të vazhdojë të paktën për 6 muajt e ardhshëm.
Shënim: Nëse vuani nga hyperplasia apo prostata do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun përpara se të përdornit vajin e kungullit për qëllime terapeutike.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: Healthonlinecentral


