Vaksina antigrip, prodhim kinez? Reagon ISHP: Ju tregojmë origjinën dhe udhëzuesin e përdorimit

Menjëherë pas deklaratave nga ish zv-ministri i shëndetësisë, Bardh Spahia, mbi origjinën dhe cilësinë e vaksinave antigrip (lexo këtu), ka ardhur reagimi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas z. Spahiu, vaksinat kundër gripit të shpërndara nëpër qendrat shëndetësore janë prodhim kinez dhe pa asnjë fletë udhëzuesi në shqip, siç e parashikon edhe rregullorja

Instituti i Shëndetit Publik pranon se vaksina është prodhuar në Kinë, por e parakualifikuar nga OBSH.

Zyrtarët e shëndetësisë, ndërkohë, hedhin poshtë pretendimet e z. Spahia se vaksina nuk shoqërohet me një fletë udhëzimi në gjuhën shqipe, siç e parashikon edhe ligji.

Sa i përket kohës së kryerjes së vaksinimit, ISHP thotë se ai mund të vazhdojë të bëhet gjatë gjithë kohës që ka qarkullim të viruseve të gripit.

Lexoni njoftimin e plotë të ISHP-së:

Pas pretendimeve të publikuara sot në media, të cilat i referohen eksponentëve të caktuar të Partisë Demokratike, mbi llojin e vaksinës që është shpërndarë kundër gripit apo edhe afateve kur kjo vaksinë po shpërndahet, Instituti i Shëndetit Publik sqaron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe opinion publik se:

1- Vaksina për gripin sezonal: Influenza Vaccine (Split virion, inactivated) e prodhuar nga Hualan Biological Bacterin Co. Ltd është një vaksinë e prodhuar në Republikën e Kinës por e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit si të gjitha vaksinat e tjera të programit të vaksinimit. Kjo vaksinë gjendet në listën e vaksinave te parakualifikuara nga OBSH në linkun e mëposhtëm: : https://extranet.who.int/gavi/PQ_Web/

2- Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të Gripit. Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë një njoftim të tillë që në muajin nëntor. Pavarësisht se ka shumë diskutime mbi këtë dhe ka të dhëna që imuniteti dobësohet derisa fillon sezoni dhe nuk mund të ofrojë mbrojtje të plotë. Gjithsesi ACIP ( Advisory Committee on Immunization) pranë CDC, (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve), SHBA dhe OBSH rekomandojnë që vaksinimi duhet të vazhdoje gjatë gjithë kohës që ka qarkullim të viruseve të gripit dhe duhet të mënjanojmë çdo mundësi të humbur për vaksinim.

3- Vaksinimi ndaj Gripit është një nga mjetet e parandalimit të Gripit dhe zbutjes së peshës së tij në lidhje me formën e sëmundjes dhe kjo është arsyeja që rekomandohet vaksinimi ne çdo kohë si nga OBSH, CDC apo edhe ECDC. Po ashtu të gjithë rekomandojnë që nuk ka preferencë te një vaksine ndaj një tjetre.

4- Vaksina e shpërndarë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendohet është një vaksinë e shoqëruar me fletë shoqërimi në gjuhën shqipe, pra është shpërndarë me udhëzuesit e mëposhtëm:

  1. Fleta shoqëruese e vaksinës në shqip
  2. Udhëzim mbi ruajtjen, transportin dhe përdorimin

iii. Skeda e reaksioneve pasvaksinore

  1. Informacion për vaksinimin ndaj gripit
  2. Informacion mbi gripin
  3. Fakte mite mbi gripin dhe vaksinimin

vii. Regjistri model i dokumentimit te vaksinimit

5- Vaksina është siguruar falas fale nja marrëveshje me Partnership for Influenza Vaccine të Global health Task Force dhe me mbështetjen e CDC, Atlanta, Georgia, USA.

Të nderuar kolegë, ISHP njofton se udhëzuesi mbi përdorimin e vaksinës është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore te personeli mjekësor. Gjithashtu është trajnuar edhe personeli mjekësor mbi aplikimin e vaksinës.

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera