Kryefaqja Aktualitet Vaksina e lisë, Shqipëria do të ndihmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Vaksina e lisë, Shqipëria do të ndihmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

0
Shpërndaje

Nëse do të ketë qoftë edhe një rast me linë e majmunit  në Shqipëri atëherë do t’u injektohet vaksina e variolës  kontakteve të afërta të tij përfshirë edhe fëmijët, por kjo kur vaksina të na vijë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik vaksina do të sigurohet nga Organizata  Botërore e Shëndetësisë.

Por edhe pse risku për Shqipërinë thonë ekspertët është i vogël,  lija e majmunit  mund të dallohet nga simptomat që shfaq në lëkurë pasi ndryshojnë nga lija e dhenve. Por ende nuk  mund të konfirmohet në laboratorin ISHP pasi nuk ka kite.

Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë se sa Covid 19, por rrezikon më shumë ata të cilët kanë sëmundje imunitare./ Top Channel

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here