Kryefaqja Box 5 Vaksina e re Novavax rezulton 89% efektive kundër variantit britanik të Covid

Vaksina e re Novavax rezulton 89% efektive kundër variantit britanik të Covid

0
Shpërndaje

Provat laboratorike të vaksinën Novavax japin shpresë n luftën kundër variantit të ri britanik të Covid. BBC bën me dije se kjo vaksinë është testuar në Britaninë e Madhe dhe ka rezultuar deri në 89.3% efektive kundër variantit të ri të Covid.Ndërkohë në Afrikën e Jugut ku është shfaqur një variant më agresiv i virusit kjo vaksinë ishte jo më shumë se 60% efektive.

Pas publikimit te provave laboratorike ka ardhur një reagim dhe nga Kryeministri Boris Johnson, i cili tha se rregullatori i ilaçeve do të nisë vlerësimin e vaksinës.

Deri tani qeveria e Britanisë ka porositur 60 milionë doza të vaksinës, prodhimi i të cilave do të bëhet në Stockton-on-Tees në Anglinë veri-lindore.

Por edhe se provat e vaksinës kanë rezultuar shpresëdhënëse, dozat e para pritet që të dorëzohen në gjysmën e dytë të vitit, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent, vaksinën nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, nga Pfizer dhe BioNTech dhe nga Moderna.

Por edhe pse Britania ka avancuar shumë me procesin e vaksinimit, sërish përhapja e Covid është e madhe dhe vendi po përballet me një krizë shëndetësore./tvklan.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here