Vaksina kundër HIV, shpikja premtuese për njerëzimin

Një vaksinë kundër HiV që ka potencialin të mbrojë njerëzit në të gjithë botën nga kjo sëmundje ka treguar rezultate premtuese. Trajtimi, që synon të sigurojë imunitet kundër llojeve të ndryshme të virusit, ka rezultuar i suksesshëm gjatë testimit të kryer tek rreth 400 njerëz. Studimi është publikuar tek revista mjekësore The Lancet. Virusi ka mbrojtur gjithashtu disa majmunë nga virusi i ngjashëm me HIV.

Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë testime për të përcaktuar nëse reagimi imunitar i zhvilluar mund të parandalojë infeksionin HIV tek njerëzit.

Rreth 37 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë me HIV ose SIDA, dhe thuhet se shfaqen 1.8 milionë raste të reja çdo vit. Pavarësisht avancime në trajtimin e HIV-it, deri tani ka qenë e pamundur zhvillimi i një kure dhe vaksine për këtë sëmundje.

Ilaçi Prep (profilaksis i pre-ekspozuar) është efikas në parandalimin e infeksionit HIV, por ndryshe nga kjo vaksinë, ai duhet të merret rregullisht, madje çdo ditë, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shpikja e një vaksine ka qenë një sfidë e madhe për shkencëtarët, pjesërisht sepse ka shumë lloje të këtij virusit, por edhe sepse virusi HIV mund të ndryshojë duke shmangur atakun nga sistemet tona imunitare.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?