Vaksina Moderna më efektive sesa Pfizer- BioNTech ndaj variantit Delta

Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi që vaksina Moderna është më efektive sesa vaksina Pfizer- BioNTech ndaj variantit Delta të Covid-19, i cili është varianti më i transmetueshëm.

Të dyja vaksinat ishin shumë efektive ndaj versionit tradicional të Covid-19 me një efektivitet prej 90% pas marrjes së dy dozave. Studimi i kryer nga Mayo Clinic tregon se me hyrjen e variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, efektiviteti i vaksinave u ul. Kështu që sipas studimit vaksina Pfizer- BioNTech ra në një efektivitet prej 42% ndaj variantit Delta ndërsa Moderna është 76% efektive ndaj këtij varianti.

Studimi mori për kampion rreth 50 mijë pacientë. Nuk dihet saktësisht çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të efektivitetit të vaksinave. Izraeli që ka vaksinuar shumicën e popullsisë me vaksinën Pfizer- BioNTech ka vendosur që personat mbi 60-vjeç të marrin një dozë të tretë. Edhe vende të tjera po marrin në konsideratë dhënien e një doze të tretë.

Shumë vende nga e gjithë bota po përballen me një valë të re infektimesh të shkaktuar nga varianti Delta. Së fundmi Koreja e Jugut, Gjermania, SHBA raportuan shifra të larta infektimesh. Varianti Delta është konfirmuar edhe në vendin tonë dhe prej disa ditësh ka një shtim të rasteve të reja.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet