Vaksina për meningokokun, Tomini: S’ka buxhet, pritet të miratohet në 5 vitet e ardhshme

Në Shqipëri, vaksina kundër meningokokut nuk është e përfshirë në kalendarin kombëtar të vaksinimit për fëmijët, por është e disponueshme përmes mundësive private për ata që dëshirojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër meningokokut, duke rënduar xhepat e qytetarëve.

Në qytetin e Durrësit janë regjistruar dy raste të meningjitit në një periudhë dy mujore. Në dhjetor 2024, një 17-vjeçare humbi jetën nga meningjiti akut, ndërsa në shkurt 2025, një 14-vjeçar u diagnostikua me meningjit bakterial akut.

Vaksina kundër formave më të rënda të meningjitit është rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe shoqata Together for Life  të hyjë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit, por drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini e ftuar në A2 thotë se ajo pritet të miratohet brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa sqaron se përse iu dha përparësi aplikimit të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës.

Në fillim të nëntorit, Together for Life (TFL) publikoi raportin “Monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030”, ku  evidentoi se kjo vaksinë, edhe pse e parashikuar për t’u përfshirë, që në vitin 2023 në kalendarin kombëtar të  vaksinimit, rezulton se nuk është përfshirë.

 “Vaksina e HPV-së është një vaksinë më e kushtueshme dhe është shumë më e kushtueshme se vaksina e meningitit menigokoksik dhe nuk jam këtu për të bërë balanca financiare, por sigurisht buxheti është një element i rëndësishëm, por që absolutisht nuk është gjykuar që të vonojmë në ndërhyrjen e futjes së vaksinës së meningokokut në kalendarin kombëtar të vaksinimit vetëm për efekte të kostos. Është shumë e rëndësishme të gjykohen të gjithë kriteret për të përfshirë një vaksinë në kalendarin kombëtar të vaksinimit”, thotë Tomini, duke evidentuar se sistemi shëndetësor shqiptar vuan nga buxhetimi i ulët.

Në tryezën e organizuar për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit, TFL i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të planifikojnë buxhetin e nevojshëm për futjen e kësaj vaksine në kalendarin e vitit 2025, si një hap i domosdoshëm për të përmbushur objektivin e mbulimit universal shëndetësor, përfshirë aksesin në vaksina të sigurta dhe efikase për të gjithë.

Në Shqipëri regjistrohen 20- 30 raste në vit me meningjit, por në disa forma ky infeksion është vdekjeprurës siç është ai në cipën e trurit dhe në gjak. Ky infeksion kap më shumë moshat 1-5 vjeç dhe 14-20 vjeç./shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet