Vaksina që lufton obezitetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtet – një vaksinë e vetme që lufton obezitetin.

Por,  duket se do të bëhet realitet, pasi shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të rëndësishme të lidhjes së obezitetit me një virus ngjitës.

Studimet e kryera tek kafshët tregojnë se ky virus është përgjegjës për shtimin e më shumë se 15% të peshës trupore.

Virusi ka një efekt të dyfishtë, jo vetëm irriton qelizat dhjamore duke shkaktuar inflamacion të tyre, po pengon edhe eliminimin e tyre nga trupi. Qelizat e afektuara më pas akumulohen në trup, duke shkaktuar obezitet.

Gjatë një studimi, ku u përdorën mostra të indeve të shëndetshme nga 80 gra me  kancer gjiri, rezultoi që 4 nga 5 gra që ishin mbipeshë e kishin këtë virus – krahasuar me 1 në 5 gra që kishin peshë normale.

Në studime të tjera, të paktën 30% e njerëzve obezë ishin të infektuar me këtë virus, krahasuar me vetëm 11% të njerëzve me peshë normale.

Dr. Richard Atkinson, profesor tek Universiteti Wisconsin, ka patentuar një vaksinë për këtë virus, por nuk ka tërhequr mjaftueshëm fondacione për ta nxjerrë në treg ilaçin. Akademikët në Korenë e Jugut e kanë testuar vaksinën tek kafshët, ku pengoi virusin të infektojë qelizat dhjamore.

Profesori thotë se vaksina mund t’u jepet të rinjve për t’i mbrojtur nga virusi dhe ndaluar akumulimin e qelizave dhjamore. Me miliona njerëz përreth botës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me obezitetin, prandaj një vaksinë e tillë mund të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë