Vaksinimi i detyruar në administratë dhe markete/ Nisin kontrollet

133 punonjës të Autoritetit Portual Durrës kanë rezultuar të pavaksinuar gjatë kontrollit të kryer nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Durrës.

Gjatë monitorimit në disa institucione publike dhe supermarkete është konstatuar se ka persona të pavaksinuar dhe që as nuk e kanë dorëzuar testin e kërkuar negativ për t’u paraqitur. Grupet e inspektimit të ISHSH-së kanë nisur në Durrës monitorimin e zbatimit të masave anti-covid dhe urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid-19, për punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare”.

Nga inspektimi në APD sh.a rezultoi se 340 punonjës ishin të vaksinuar dhe 133 punonjës janë të pavaksinuar, të cilëve iu la detyrë paraqitja e një prej dokumentave të kërkuara në urdhërin nr.561 brenda datës 7 janar.

Në 12 institucione publike të monitoruara gjatë ditës së parë të këtij aksioni ka rezultuar se 285 punonjës kanë qenë të vaksinuar me certifikatë vaksinimi, 18 punonjës me test PCR, 5 punonjës pozitiv me Covid-19 dhe 10 të pavaksinuar.

Grupet e Inspektimit kanë kryer inspektime edhe te subjektet private si supermarkete, markete për kontrollin e zbatimit të urdhërit ministror.

Në inspektimet e kryera rezultoi se 120 punonjës janë vaksinuar por 42 nuk kanë paraqitur certifikatë vaksinimi, 34 punonjës janë të pavaksinuar dhe një pjesë nuk janë prezentë sepse kanë paraqitur simptoma të Covid-19. Iu la detyrë paraqitja e një prej dokumentave të kërkuara me urdhërin Nr.561 brenda datës 7 janar. Ndërkohë bëhet e ditur se u morën dhe 3 masa administrative për mosmbajtje të barrierës mbrojtëse (maskës) nga personeli në ambiente të mbyllura në vlerën 100,000 lekëve për secilin rast.

Në rast të moszbatimit të urdhrit nga institucionet publike ose subjektet, fillimisht u lihet një afat dy ditor, në të kundërt vendoset masë administrative në vlerën 200 000 lekë. Kontrollet vijojnë, ndërsa në kuadër të procesit të vaksinimit dhe këputjes së zinxhirit të transmetimit të infektimeve, gjatë dy javëve të fundit të muajit dhjetor ISHSH në bashkëpunim me NJVKSh kanë kryer rreth 2000 vaksinime të punonjësve të fasonerive, call center-ave, marketeve, si dhe pranë OSHEE dhe drejtorisë së policisë.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit