Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç/ Vështirësi në bindjen e prindërve

Duke nisur nga dita e sotme, 3 marsi, në vendin tonë hiqet ora policore e caktuar nga ora 23:00-6:00 të ditës tjetër.

Kjo sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që vendosi gjithashtu që vaksinimi në vend të fillojë që nga mosha 12 vjeç.

“Padyshim për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç për fat të mirë u krijua kjo mundësi. Kështu që le të vijnë e ta marrin, e të shmangim mundësinë e shfaqjes së Covidit me format e veta të komplikuara. Nuk ka më vend për të menduar si është vaksina. Ne e pamë se si kaloi kjo pandemi, se si kaloi vala e fundit e janar-shkurtit, dhe si e kaluan sëmundjen personat e vaksinuar. Vetëm kaq mund të shërbejë tashmë si një mësim për të gjithë ne”, tha mjekja e familjes, Bruna Shiroka.

“Jam 19 vjeç dhe kam rreth një vit që jam vaksinuar më dy doza. Jam shumë dakord që vaksinimi të kryhet edhe tek fëmijët mbi 12 vjeç e lart.”

“Pasi sa më shumë të vaksinuar aq më mirë është për mospërhapjen e virusit.”

“Kam mbaruar punë me vaksinat, I kam bërë të dyja dozat edhe familjarët e mi gjithashtu janë vaksinuar.”

“Unë nuk jam vaksinuar ende, sepse kam pasur antitrupa dhe e kam shtyrë këtë proces. Familjarët e mi janë vaksinuar të gjithë. Unë nuk besoj se do të vaksinohem, pasi edhe ora policore u hoq dhe gjithçka po vjen drejt fundit. Nëse do të më duhej të udhëtoja do të vaksinohesha.”

“Është një lajm shumë i mirë që hiqet ora policore. Është mirë për bizneset, për rininë, turizmin, jetën e natës.”

“Nuk e kisha shkelur ndonjëherë orën policore, kështu që për mua njësoj është. Kjo tregon se pandemia po vjen drejt fundit dhe rikthimi në normalitetin e shumëpritur është I afërt”, thanë qytetarët. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet