Vaksinimi, llojet dhe koha për fëmijët tuaj

VaksinaKu të marrim informacion për skemën e vaksinimit dhe përse skema e vaksinimit është e nevojshme për të gjithë

Në përkujdesjen shëndetësore hyjnë edhe vaksinimet. Përveç vaksinimit, mund të pengohen, parandalohen sëmundje të ndryshme infektive.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon dhe siguron vaksinimin falas për fëmijët tuaj në sëmundjet e mëposhtme:

Vaksinimet kundër difterisë, tetanozit, pertusitit (kollës së bardhë), paralizës së fëmijëve, meningjitit dhe laringitit (përmes haemophilus influenzae ), fruthit, shytave, rubeolës dhe hepatitit B.

Kalendari i vaksinimit është i detyrueshëm për të gjitha vaksinat e mësipërme sipas skemës që gjendet në tabelë.

Vaksina e fundit bëhet në moshën 14 vjeç.

Në Tiranë vaksinimet bëhen në konsultoret e fëmijëve, pranë të gjitha qendrave shëndetësore, të cilat do t’ju pajisin edhe me kartelat e vaksinimit (që kërkohen në regjistrimet për fëmijët tuaj në kopshte, çerdhe, shkolla), si edhe për udhëtime të ndryshme jashtë vendit.

Po të keni pyetje të tjera rreth vaksinimit, drejtohuni pranë qendrave përkatëse. Moskryerja e vaksinimit dëmton seriozisht shëndetin e fëmijës tuaj dhe në të njëjtën kohë rrezikon shëndetin e fëmijëve të tjerë.

SKEMA E VAKSIMINIMIT

DTP: 2, 4, 6, 18 muajsh

Poliomeliti: 2, 4, 6, 18 muajsh

Fruthi: 12 muajsh

Rivaksinimi: Në moshën 5-vjeçare

BZZH: 0 – 3 muaj

Hepatiti B: 2.4, 6 muajsh

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak