Vaksinimi ndaj COVID-19 për ushtarakët bëhet i detyrueshëm

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën. Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.

Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja. Në një memorandum më 9 gusht, Austin ka thënë se do të kërkojë miratimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta bërë vaksinën të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit, ose menjëherë pas licencimit nga FDA-ja. Pentagoni ka thënë se ushtria ka mjaft vaksina për t’i përmbushur kërkesat.

Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, deri më 18 gusht, më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vaksinuar plotësisht. SHBA-ja ka në përdorim tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson. Kirby tha se vendimi i Pentagonit do të vlejë vetëm për vaksinën Pfizer/BioNTech./ REL

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet