Vaksinimi në Shqipëri/ Skënder Brataj: Nuk është koha për të hequr maskat

Edhe pse në rënie të dukshme, ekspertë të Komitetit teknik paralajmërojnë se nuk jemi në një situatë ku mund të hiqen maskat dhe kufizime të tjera të cilat në Shqipëri në fakt rezultojnë vetëm në letër.

I ftuar për Top Channel mjeku Brataj u shpreh se përqindja e vaksinimit të popullatës nuk lejon heqjen e kufizimeve. Aktualisht janë vaksinuar vetëm 55 % të popullatës target.

Për Brataj shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje ,por ai i druan mutacioneve që mund të lindin. Dhe në vendet me nivel të ulët vaksinimi , ku përfshihet Shqipëria , ekspozimi ndaj shtameve të reja mbetet risk.

Tanimë jemi në një situatë kur qytetarët e e bizneset më shumë kërkojnë heqje të kufizimeve , për shkak edhe të shifrave në ulje. Madje kjo ka ndikuar që qytetaret të mos shkojnë më as të vaksinohen duke pretenduar se virusi po largohet.

Por me një niveli vaksinimi 44 % të të gjithë popullatës duket se nuk do të jetë i afërt vendimi i Komitetit teknik të ekspertëve për t’i hequr masat.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit