Vaksinohet 59.3% e popullsisë mbi 16 vjeç

Në Shqipëri është vaksinuar 59.3 % e popullsië mbi 16 vjeç. Ministrja e shëndetsisë Ogerta Manasirliu tha në Komisionin e Çështjeve Sociale se deri tani janë kryer mbi mbi 2.7 milion vaksinime.

“Janë përllogaritur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë, duke bërë që të kemi një për qindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target +16 vjeç 59.3 % dhe mbi 55% me dy doza. Kjo marrëveshje garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcuese, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantojmë edhe vaksinat për moshat pediatrike.”

Ministrja Manastirliu tha se këtë vit është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale. Sasitë vijnë brenda muajit Mars.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të Marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në Qershor 200 mijë doza të tjera, në Shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave“

Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lekë për procesin e vaksinimit anticovid. Bashkë me vaksinat që pritet të mbërrijnë nëpërmjet instrumentit Covax gjatë 2022, janë mbi 5 milion doza vaksine që do të kenë mbërritur në Shqipëri që prej fillimit të procesit të vaksinimit. /MSH

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën