Vakte të shëndetshme të pagatuara

Kos me mjaltë, arra dhe boronica: në vend të boronicave mund të përdorni qershi ose mana. Keni kujdes nëse keni alergji ndaj arrave, mos i shtoni në masën e përgatitur.

sallate domate 5Pjepër dhe nenexhik: në kulmin e verës një përzierje e pjeprit të freskët dhe nenexhikut është ajo që duhet të provoni. Përmban më pak se 150 kalori dhe klasifikohet si një ushqim i lehtë.

Lëng zarzavatesh: lëngu i zarzavateve do t’ju mbushë me energji dhe sigurisht është tepër i shëndetshëm për organizmin.

Sallatë me misra dhe avokado: ky është një vakt 100 % vegjetarian i cili përmban 14 gram proteina. Yndyrnat e shëndetshme që përmban avokado arrijnë të përmbushin nevojat ditore që ka trupi për fibra.

Sallatë me fruta: përzieni manaferra, ananas, mango duke përfituar një miks frutash shumë të shëndetshme.

Sallatë me djathë dhe domate:  përzieni domate të freskëta me djathë shtoni pak vaj ulliri, disa ullinj dhe spërkatini me borzilok të freskët. Mund ti servirini për drekë ose darkë.

Sallatë me vezë, oriz, bishtaja, arra: çdo përbërës i kësaj sallatë është burim i shkëlqyer lëndësh ushqyese.  Përfitoni proteina nga vezët, fibra nga orizi, kalium dhe antioksidantë nga bishtajat si dhe yndyrna të shëndetshme nga arrat. Mund ta konsumoni për darkë./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme