Valbona, pjesë e parqeve ndërkombëtare

“Ruajtja e indetitetit dhe promovimi i traditës, thelb për rritjen e turistëve”

Njohja e  Valbonës (Tropojë) si park ndërkombëtar, promovimi i vlerave tradicionale, si dhe moslejimi i ndërtimeve jashtë kritereve janë disa nga pikat që përmban nënshkrimi i marrëveshjes mes përfaqësuesve të WWF Mesdhe dhe pushtetit lokal të zonës së Valbonës. Kjo marrëveshje u arrit pas 6 muajve punë përgatitore të projektit “Parqet Dinarike të Shqipërisë”.

Andrea Stefan dhe Rexhë Biberaj

Andrea Stefan dhe Rexhë Biberaj

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e trashëgimisë natyrore të zonës së Valbonës. Kjo marrëveshje shënon fillimin e procesit që do të  vendosë Valbonën në hartën e parqeve europiane më të vizituara. Certifikimi si park europian me turizëm të qëndrueshëm është mjet i shkëlqyer për promovimin e turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë së zonës. Kështu njerëzit dhe natyra punojnë për të bërë më të mirën për Valbonën”, u shpreh Andrea Stefan, përfaqësuese e WWF në takimin e saj të zhvilluar këto ditë në këtë zonë.

Ndërsa përfaqësuesit e pushtetit lokal të Valbonës u shprehën se marrëveshje të tilla janë të domosdoshme për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e zonës.

Pamje nga lumi Valbonë

Pamje nga lumi Valbonë

“Ne jemi krenarë që t’ju tregojmë vlerat e bukuritë e Valbonës të gjithë turistëve. Por mbi të gjitha duam që vizitorët e huaj dhe vendas të njohin mikpritjen e malësorit dhe thesaret e kulturës sonë”, u shpreh Rexhë Biberaj, kryetar i komunës Margegaj.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe WWF Mesdhe, si dhe përfaqësues të medias, në mbështetje të promovimit të vlerave të kësaj zone, përmes ruajtjes së identitetit, por edhe promovimit të traditës.

Ekpsertët e WWF do të mbështesin grupet e interesit të zonës së Valbonës për të ngritur një model turizmi në parqet kombëtare që mund të ndiqen në të ardhmen nga 14 parqe të tjera të Shqipërisë./ Esido Barkaj

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve