Varësia nga ëmbëlsirat, si të shmangim tundimin

Varësia nga ëmbëlsirat është një problem që përveç kileve të tepërta, vë në rrezik edhe shëndetin. Por si ta shmangim dëshirën e madhe që në disa raste kthehet në fiksim? Para së gjithash duhet pasur parasysh se është pikërisht ankthi apo stresi ai që na shtyn drejt tyre, duke bërë që të embelsirahumbasim sensin e masës. Pikërisht këtu duhet të nisë edhe strategjia për t’i shmangur, duke i zëvendësuar me kos apo banane.

Kosi dhe banania kanë në përbërjen e tyre triptofan, i cili stimulon prodhimin e serotoninës, hormoni që redukton kundër ankthit.

Një tjetër mënyrë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është të hamë me orar dhe të mos kapërcejmë vaktet. Një mëngjes i bollshëm me proteina dhe fibra është një fillim i mirë i ditës.

Gjithashtu, është e domosdoshme të jemi të ndërgjegjshëm për sasinë e ëmbëlsirave që konsumojmë, duke e mbajtur nën kontroll atë. Këshillohet që kur hamë, të jemi ulur, dhe jo në këmbë ose shtrirë, sepse në këto dy pozicione e humbasim kontrollin e sasisë.

Varësia nga ëmbëlsirat lidhet në shumë raste me çokollatën. Pavarësisht se studimet e fundit tregojnë se çokollata është një ndër ushqimet e shëndetshme, duhet bërë kujdes në sasi, për shkak të sheqerit në nivele të larta që kanë disa lloje.

Nëse këto strategji të vogla nuk funksionojnë, atëherë mënyra më e mirë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është konsultimi me një ekspert të fushës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim