Vargu: Ja ç’duhet të bënte Beqaj në Marinzë

Situata në Marinzë vazhdon që të jetë shqetësuese. Disa ditë më parë mediat raportuan gjendjen e rëndë shëndetësore të njerëzve. Për të parë më nga afër këtë gjendje, ministri i Shëndetësisë vizitoi këta banorë të cilët nuk e kursyen revoltën. Sigurisht që ministri premtoi që situata do të përmirësohej duke premtuar se puna nga ana e ekipit mjekësor do të nisë në mënyrë të menjëhershme.

Petrit VarguPor edhe këtë herë premtimet e ministrit kanë lënë vend për interpretim, për pakënaqësi. Mjeku Petrit Vargu nuk e kalon pa e komentuar këtë situatë. Ai shkruan në rrjete sociale se cilat janë masat që do të merrte çdo ministër tjetër, veç Beqajt:

“Masat e premtuara nga ministri Beqaj që do të zbatohen në Marinzë:

1) Vënia në dispozicion e dy njësive të lëvizshme të ndihmës mjekësore, në përbërje të të cilave do të jetë një mjek, një infermier dhe një punonjës social, që do të vizitojnë banorët e kësaj zone në shtëpitë e tyre.

2) Në Marinzë do të vendoset dhe një autoambulancë deri në normalizimin e situatës.

Masat që do të merrte çdo ministër tjetër shëndetësie, përveç Beqes:

1) Vlerësim i kompletuar , fizik , kimik ,toksikologjik dhe psikosocial i situatës.

2) Vlerësim në dinamikë i sulfitit të hidrogjenit(H2S).

3) Verifikimi nëse ekzistojnë gaze të tjera asfiksante, si: etan, propan etj.

Çuditërisht, këtë radhë u harrua që të organizohet komisioni i famshëm ritual “Ad Hock”, përmbyll mjeku Petrit Vargu.

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak