Vargu: “Sinqeriteti” i ministrit Beqaj

Ministri i Shëndetësisë po luan në mënyrë të tillë që procesi i testimit të mos çohet dot në gjykatë nga bluzat e bardha. Këtë po e bën përmes mosnxjerrjes në kohë të vendimit për t’u bërë provimi, pavarësisht se në faqen e saj ministria ka publikuar pyetjet për testin infermieror. Mjeku Petrit Vargu lidhur me këtë çështje shkruan:

beqja“Të gjithë e dinë që sot Ministria e Shëndetësisë në ëebsite-in e saj nxori bllokun e pyetjeve për infermierët në një kohë kur akoma nuk ka dalë vendimi për t’u bërë provimi.

A e dini pse ndodh kjo miq? Ministri e di që ne jemi gati për ta çuar çështjen në gjykatë. Por ne në gjykatë nuk çojmë dot pyetjet, por vendimin. Pra, ministri nxjerr pyetjet, dhe vendimin do ta nxjerrë pak ditë para provimit në mënyrë që gjykata mos bllokojë procesin. Prandaj dhe si provim të parë ka zgjedhur atë të infermierëve të QSUT-së, i cili është dhe komuniteti më i madh i bluzave të bardha.

E shikoni pra të dashur miq sa “i sinqerte” dhe i “hapur” është ministri me ne…!”

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi