Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?

Shkrim nga Dr. Leidon Shapo !

👇👇

Me Gushtin bashke iku dhe vapa, Zoti apo ekspertet e dine çvjeshte/dimer vjen prapa..

Kur OBSH permendi qe skemi me status pandemik Covidi shumekush u gezua pamase, por dhe vete OBSH perfshi ekspertet e dinin se vendin e pandemise do e zinte shume shpejt jo domosdosherisht perkufizimi endemik, por vazhdimesia e bishtit Covidian dhe goditjes mes nenvarianteve Omicroniane qe ne varesi te mbuleses vaksinore dhe mbrojtjes imunitare ne popullate mund te krijonin vale me te vogla reziku me me pak shtrime spitalore dhe vdekje ama me rezikshmeri me te larte tek grupet vulnerabel (nje kategori jo e vogel njerezish).

U pa dhe debatua ne dy vitet e shkuara mundesia e nje mundesie “dydemie” ose shkurt – njĂ« epidemi gripi qĂ« shpaloset nĂ« mes tĂ« njĂ« pandemie tĂ« COVID-19.

Komuniteti mjekësor ishte i shqetësuar se nëse do kishte një numër në rritje të rasteve të gripit, ai do të sforconte sistemin spitalor në krye të asaj që po ndodhte me pandeminë COVID-19.

Ne dy vitet e shkuara virusi i gripit shkaktoi nje numer tejet te larte te semundjes ne bote perfshi dhe vendet me sustem.te larte survejance e mbulese te mire vaksinore.
Ashpërsia e sezonit të gripit të këtij viti është e paparashikueshme, por me afrimin e dimrit te shumte jane ata qe mund të kolliten dhe teshtijnë, kështu që gjasat e transmetimit janë shumë më të larta kur dikush ka simptoma aktive.

🔹️Por cilat janë saktësisht keto simptoma? Ashtu si në pranverë kur dallimi midis alergjive sezonale dhe nenvarianteve te Omicron vazhdonte te konfuzonte personelin, sfida tani do të jetë identifikimi i shenjave të nenvariateve te COVID-19 kundrejt gripit stinor.

COVID-19 kundër gripit: Cili është ndryshimi?

Fillimisht dallimi mund te mos jete i lehte. Edhe pse gripi dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, ato ndajnë një sërë simptomash:

Ethe
Lodhja
Kollë
Dhimbje të fytit
Rrjedhje nga hunda
Probleme me frymëmarrjen (marrje fryme ne efort minimal)
Dhimbje trupi
Dhimbje koke
Etj..

Sidoqoftë, ekzistojnë dy dallime të dukshme midis gripit dhe varianteve me te fundit qarkulluese te COVID-19 (ne perhjithesi).

SĂ« pari, humbja e shijes dhe nuhatjes Ă«shtĂ« specifike pĂ«r COVID-19 dhe nuk shihet tek njerĂ«zit qĂ« kanĂ« grip. “Ky Ă«shtĂ« njĂ« ndryshim qe ende mbetet shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« dalluar gripin dhe COVID-19. NdĂ«rsa mund tĂ« mos shfaqet nĂ« tĂ« gjithĂ« pacientĂ«t (rreth 38% deri nĂ« 55% e pacientĂ«ve kanĂ« raportuar humbje tĂ« shijes dhe rreth 40% kanĂ« raportuar humbje tĂ« nuhatjes), kjo simptomĂ« specifike mund tĂ« shfaqet diku nga dy ditĂ« pas kontraktimit tĂ« virusit deri nĂ« 14 ditĂ« pas fillimit tĂ« simptomave.

Veçantia e variantit BA. 2.86 (Pirola) eshte se shenjat i ka:
Kollë
Dhimbje të fytit
Rrjedhje nga hunda
Teshtitje
Lodhja
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Shqisa e ndryshuar e nuhatjes

Së dyti, mënyra se si shfaqen simptomat tek pacientët është shumë e ndryshme. Si gripi ashtu edhe COVID-19 shkaktojnë kollë dhe gulçim, por në përgjithësi, simptomat e COVID-19 kanë tendencë të zgjasin më shumë se gripi. Ato mund të zgjasin për disa javë, nëse jo muaj (si psh Covidi i gjate).

Ka dhe shenja te tjera si skuqje apo kruarje sysh, skuqje dhe kruarje te lekures, etj.

🔹️ÇfarĂ« duhet bĂ«re nĂ«se mendojme qe kemi grip, COVID-19 – ose tĂ« dyja?

Eshte pare nga vitet e shkuara qe Ă«shtĂ« e mundur tĂ« dalĂ«sh pozitiv pĂ«r gripin dhe COVID-19 nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«; megjithatĂ«, sipas ekspertevd “mundĂ«sia e njĂ« koinfeksioni Ă«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« e ulĂ«t”.
Venia e diagnozes mbetet e rendesishme. 👇

@ Flisni me mjekun e familjes. Nëse keni një shenjë treguese të COVID-19 ose gripit, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor. Le të themi se ju fillon me dhimbje koke, ethe, dhimbje trupi dhe lodhje. Unë do të vendosja një maskë, do të izolohesha nga familja dhe do të flisja me mjekun për simptomat. A do bere kjo nga te gjithe kete vjeshte/dimer? Jo domosdoshmerisht por kategori ne risk dhe grupe vulbetabel duhet ta bejne dhe duhet te qëndrojnë ne shtepi e mos udhetojne trenave pa maske apo shkojne ne pune e teshtijne apo kolliten neper mbledhje me koleget ne ambiente te mbyllura!

@ Testohuni mes testeve te shpejta: Ă‹shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« testohemi sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur pĂ«r COVID dhe grip”. Ne fakt tamponi i hundĂ«s mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« testuar si pĂ«r COVID-19 ashtu edhe pĂ«r gripin. Mire e ke ti – do thote dikush – po ku ti gjejme keto teste tani qe Covidua ‘iku e na la’? Eh ngjan si pyetje retorike aty ku shendetsia shpesh lufton me mullinjte e eres..

@ Filloni trajtimin. Pas venies se një diagnoze, ju mund të vazhdoni me trajtimin e duhur. Për gripin, standardi është një preparat antiviral që mjeku i familjes mund të përshkruajë qe ndihmon në zvogëlimin e ashpërsisë së simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes. Për rastet më të lehta të COVID-19, shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi duke monitoruar simptomat e tyre, duke pushuar dhe duke pirë lëngje.

NĂ«se keni probleme me frymĂ«marrjen, dhimbje tĂ« vazhdueshme, presion nĂ« gjoks, konfuzion (qe se keni pase me pare), paaftĂ«si pĂ«r t’u zgjuar ose pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar zgjuar, ose shenja te tjera alarmante (buze ose fytyre), kĂ«rkoni menjĂ«herĂ« kujdes mjekĂ«sor urgjent.

🔹️Kush tha qe kaq ishte? 👇

Jo jo – eshte koha qe ne veçanti grupet vulnerabel (65 vjeç e lart, ata me semundje kronike pre-ekzistuese, imunitet te rene, etj.) qe vaksinen e fundit perforcuese kunder COVID-19 dhe gripit kane nje vit pa e bere te marrin dozat e radhes per kete dimer!
Ne smund te parashikojme te ardhmen, por mund dhe duhet te petgatitemi per te.. 🙋‍♂️

Ps: Ah se me doli nga mendja: Nuk ka vale Covidi apo gripi apo “ujku te te çaje’ nese nuk ka te dhena!

E meqe dolem tek te dhenat ca thenie me vlere sa vijon:

* TĂ« dhĂ«nat janĂ« njĂ« gjĂ« e çmuar dhe do tĂ« zgjasin mĂ« shumĂ« se vetĂ« sistemet.” …

* “Gabimet duke pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«na tĂ« pamjaftueshme janĂ« shumĂ« mĂ« pak se ato qĂ« nuk pĂ«rdorin fare tĂ« dhĂ«na.” …

* “NĂ«se statistikat janĂ« tĂ« mĂ«rzitshme, ju keni grumbullu numrat e gabuar.” …

* “Pa tĂ« dhĂ«na, ju jeni thjesht njĂ« person me njĂ« opinion plus..

Postime të ngjashme

Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Sinjalet që ju jep trupi për të treguar se keni nevojë për kontroll mjekësor
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura