Kryefaqja Aktualitet Varianti britanik i Covid-19 i afrohet Shqipërisë, Kosova konfirmon tre raste

Varianti britanik i Covid-19 i afrohet Shqipërisë, Kosova konfirmon tre raste

0
Shpërndaje

 

Pas Maqedonisë së Veriut, e cila raportoi pak ditë më parë një rast me variantin e ri të Covid-19, edhe Kosova regjistron tre raste me variantin britanik të Koronavirusit.

Lajmin e jep vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se nga mostrat e dërguara në Berlin, tri prej tyre janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.

Ditëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar 30 mostra për testim në Berlin të Gjermanisë me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të koronavirusit në Kosovë pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të tjera të botës. Nga interesimi jonë i përgjithshëm rezultatet e këtyre analizave kanë treguar se tri mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik B117. Ky variant e dini është raportuar për herë të parë më 14 dhjetor 2020 dhe ne si Republikë e Kosovës menjëherë kemi marrë masat duke pezulluar të gjitha fluturimet me këtë shtet”, ka thënë ndër të tjera Zemaj gjatë një konference për shtyp.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti britanik i COVID-19 është përhapur në 70 shtete.

Në të dhënat e fundit epidemiologjike, OBSH bëri me dije pak ditë më parë se, lloji tjetër i virusit zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 shtete dhe variant i zbuluar në Brazil në 8 shtete.

Varianti i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar të ketë transmetueshmëri relativisht më të madhe,  ndërsa ekspertët janë shprehur besimplotë se vaksinat aktuale funksionojnë edhe ndaj këtij mutacioni.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here

"Kjo platformë informuese shëndetësore u realizua nga Together for Life me mbështetjen e Popullit Amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)".
Opinionet e shprehura këtu janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID.