Varianti Delta: Çfarë duhet të dini nëse jeni shtatzënë

Varianti  Delta i COVID-19 po dominon me rastet në mbarë botën dhe zyrtarët shëndetësorë në disa vende po alarmojnë mbi ndikimin e tij tek gratë shtatzëna. Disa nga zyrtarët kryesorë shëndetësorë të Anglisë lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke u bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) gjithashtu ka thënë se gratë e infektuara, shtatzëna përballen me një rrezik për t’u prekur me COVID-19 në krahasim me gratë jo shtatzëna të një moshe të ngjashme.

 

A është Delta më e rrezikshme nëse jeni shtatzënë?

Varianti Delta është më ngjitës dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda për të gjithë, përfshirë gratë shtatzëna, shkruan CNN.

Të dhënat e fundit të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar treguan se numri i grave shtatzëna që po shtrohen në spital me COVID-19 të variantit Delta po rritet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Krahasuar me virusin origjinal Covid, variantet e reja shkaktuan sëmundje më të rënda në gratë shtatzëna,” tha Andrew Shennan, profesor i obstetrikës në King’s College London.

Sipas një studimi të prillit mbi 2 mijë gra shtatzëna në 43 institucione mjekësore në 18 vende, foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me koronavirus ishin gjithashtu në një rrezik.

Të dhënat e reja të mbledhura nga UKOSS treguan se një në pesë gra të shtruara në spital me simptoma serioze të COVID 19 vazhduan të lindnin para kohe dhe gjasat e lindjes me prerje cezariane u dyfishuan.

A është e sigurt vaksina për gratë shtatzëna?

Po. Studimet dhe të dhënat e botës reale kanë treguar se nuk ka shqetësime të sigurisë për gratë shtatzëna ose foshnjat e tyre në marrjen e një vaksine kundër COVID-19.

“Qindra mijëra gra shtatzëna në të gjithë botën janë vaksinuar, duke u mbrojtur në mënyrë të sigurt dhe efektive nga Covid dhe duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve serioze ose dëmtimit të foshnjës së tyre”.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren