Varianti “Delta” rikthen intubimet/ Dy pacientë në gjendje të rëndë nga 37 të shtruar

Prej ditës së djeshme mësohet se dy pacientë janë futur në intubim. Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar, mbi pesëdhjetë vjeç, por nuk mungojnë edhe ata te të tridhjetat. Ndonëse numri i të infektuarve rishtazi vetëm këtë javë i kaloi të pesëqindtët, vetëm një pacient ka ndërruar jetën.

Për fat të mirë, dje u shënua dita e tretë radhazi pa asnjë viktimë, ndërsa spitali i vetëm për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 numëron 37 pacientë.

Kjo ka bërë që në qarqet e ekspertëve që marrin vendime për shëndetësinë, të diskutohet mundësia e rikthimit në spital covid të Departamentit të ish-Kirurgjisë. Sikundër numri i infektimeve, në rritje të lehtë, kohët e fundit ka ardhur edhe numri i atyre që ia hedhin virusit.

Dje u konsideruan të shëruar 46 persona, duke e çuar në 130 mijë e 549 totalin e të imunizuarve natyralisht nga virusi. Nga afro 4800 tamponë të kryer, të enjten u konfirmuan 274 prej tyre, i krahasueshëm me atë të një dite më parë.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren