Varianti Omicron/ Hyjnë sot në fuqi masat e reja në Kosovë

Këtë të hënë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit në Kosovë, të njoftuara nga qeveria e Kosovës.

Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin.

Po ashtu kërkohet nga të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë pas datës 3 janar 2022, të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë, ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR, ose një dozë e vaksinës me dëshminë e kalimit të sëmundjes. Për qytetarët e Kosovës dhe atyre me qëndrim të përkohshëm, me masat e reja, u jepet “mundësia të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare” tokësore, por edhe në aeroportin “Adem Jashari”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi më herët bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID. Ai gjithashtu njoftoi se procesi i vaksinimit do të realizohet edhe gjatë fundjavave. Gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët është shprehur se situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit Omicron, që është përhapur në disa shtete në botës.

Nga paraqitja e dëshmive për vaksinim apo testeve për COVID-19, sipas masave të reja do të përjashtohen personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, personat nën 12 vjeç si dhe ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen. Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, sektor i cili lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandeminë Covid-19.

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta